• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel kundër kërcënimeve të Trump: Për Korenë e Veriut mbështesim përpjekjet diplomatike

by Java News
21/09/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Merkel thotë në intervistë ekskluzive për DW se përpjekjet diplomatike për Korenë e Veriut duhen çuar përpara me këmbëngulje. Qeveria gjermane mendon ndryshe nga Presidenti amerikan për opsionin ushtarak.

Në një intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nuk e mbështet kërcënimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump për Korenë e Veriut. Kryeredaktores së Deutsche Welles, Ines Pohl, ajo ndër të tjera i tha:

“Unë jam kundër një kërcënimi të tillë. Dhe më duhet të them për vete e për Qeverinë Federale edhe se: “Ne e quajmë çdo lloj zgjidhjeje ushtarake absolutisht të papërshtatshme dhe mbështesim përpjekjet diplomatike”. Ato duhen çuar përpara me këmbëngulje. Për mendimin tim, në këtë kuadër edhe sanksionet dhe vënia në jetë e këtyre sanksioneve janë përgjigjia e duhur. Por gjithçka tjetër në lidhje me Korenë e Veriut e konsideroj të gabuar. Dhe prandaj këtu kemi qartësisht mendime të ndryshme nga ato të Presidentit amerikan.”

Më tej, kancelarja Merkel shprehet në intervistën që i dha DW:

“Ndonëse është tepër larg si distancë nga Gjermania, kemi të bëjmë me një konflikt që na prek edhe ne. “Prandaj unë jam e gatshme – i gatshëm është edhe ministri i Jashtëm – që të marrim përgjegjësi këtu. Ne ishim bashkënegociatorë edhe në Marrëveshjen me Iranin, që e quaj të drejtë – ishte dhe është më mirë që të kesh, se të mos kesh marrëveshje. Kjo punë zgjati vite, por në fund i kufizoi mundësitë e Iranit për armatim bërthamor. Dhe këtë rrugë – ose një rrugë të ngjashme – duhet të ndjekim natyrisht edhe me Rusinë, me Kinën, së bashku me SHBA, edhe në këtë rastin e Koresë së Veriut.” /b.d

Next Post
Vdekja tragjike e trinjakëve, nuni dhe fqinjët rrëfejnë tmerrin: Prindërit i kanë rritur me gjak

Vdekja tragjike e trinjakëve, nuni dhe fqinjët rrëfejnë tmerrin: Prindërit i kanë rritur me gjak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gruaja që donte trenin në Sazan

Kur protesta fillon të shkruajë program

June 27, 2026
Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

Lista e zezë e SHBA, dalin emrat e pesë subjekteve juridike nga Shqipëria

June 27, 2026
Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

Tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall garën për zëvendësimin e tyre

June 27, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Shqipëri e re me zakone të vjetra?

June 27, 2026
“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e  eurodeputetes Salis në Tiranë

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

June 27, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Kokalari nxjerr emrat: Nga Kanadaja në Tiranë, ja kush janë njerëzit e regjimit iranian të përfshirë në protestë

June 27, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Petraj: Protestuesit duhet t’i kishin lënë kohë qeverisë të plotësonte kërkesat

June 27, 2026
“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri

June 27, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

“Në SHBA do shkoj para së të bëhem Kryeministër”, Berisha: Protesta duhet të fitojë!

June 27, 2026
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In