• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel kërkon shtrëngim masash, mësimi mund të zhvillohet online

by Ardit Rada
10/12/2020 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merkel bëri thirrje për reduktim kontaktesh para krishtilindjeve.

Gjermania tani ndodhet në një mbyllje të lehtë. Lejohen vetëm pesë persona nga dy familje të ndryshme dhe janë mbyllur vetëm restorantet, klubet dhe ambientet e kohës së lirë. Por shkencëtarë të shoqatës Leopoldina, ku bëjnë pjesë edhe korifejtë e infektologjisë gjermane, si Christian Drosten, nga Charite dhe Lothar Ëieler nga Instituti Robert Koch, kishin thënë në fillim të javës se kontaktet duhen reduktuar. Merkel e mbështeti sugjerimin e tyre:

“Numri i kontakteve është tepër i lartë dhe reduktimi i deritanishëm nuk mjafton”, tha Merkel në Bundestag, të mërkurën, 9.12. me rastin e miratmit të buxhetit vjetor.

Kam besim te shkenca

Opozita e djathtë populiste, Alternativa për Gjermaninë, e kundërshtoi kancelaren Merkel qysh gjatë fjalimit me thirrje nga salla. E indinjuar, por e përmbajtur ajo ua kthehu:

“Ky është dallimi” tha ajo. “Unë besoj te shkenca. Vetëm shkenca e ka çuar përpara Evropën aty ku është sot”. Dhe vijoi me një detaj nga jeta e saj: “Unë prandaj u bëra fizikante në RDGJ, çfarë nuk do ta kisha bërë po të isha në Republikën Federale. Sepse mund të mohosh shumëçka, por jo gravitacionin, shpejtësinë e dritës e shumë fakte të tjera”, tha politikania demokristiane. ​

Mbi 500 të vdekur në ditë

Merkel përmendi faktet rreth pandemisë në Gjermani: Mbi 20 mijë infektime të reja në ditë, mbi 500 të vdekur çdo ditë. Shifrat janë shumë më të larta se një javë më parë.

Prandaj ajo tha se propozimet e shkencëtarëve duhen marrë seriozisht: “Edhe pse më dhemb zemra, por nëse çmimi i tregjeve të Krishtlindjes është që të kemi 500 të vdekur në ditë, atëherë ky është një çmim shumë i lartë.”

Mbyllja e shkollave

Merkel kërkoi që të bëhet diçka për ta ndalur këtë trend. Ajo propozoi për shembull që pushimet shkollore të fillojnë qysh më 16 dhjetor, e jo 19 dhjetor. Ose që për këto ditë mësimi të kalojë në mënyrë digjitale.

Kancelarja tha se në tremujorin e parë të vitt të ardhshëm nuk do të bëjmë aq vaksina sa të shohim ndonjë ndryshim të dukshëm të gjendjes”, duke sfumuar kështu shpresat e ngjallura nga lajmi për fillimin e vaksinimit.

Prandaj edhe ajo tha se kjo është një sforco që do të kërkojë ca kohë, por që duhet bërë që “të mos pendohemi më vonë që kaluam krishtlindjet e fundit me gjyshërit dhe gjyshet.” Merkel, korri një duartrokitje të gjatë edhe pas për fundimit të fjalimit.

180 miliardë euro borxh

Merkel bëri thirrje ndër të tjera që të dhurohen më shumë fonde për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfra e jo vetëm për Gjermaninë dhe BE-në.

Gjermania për vitin e ardhshëm do të marrë një borxh të ri prej 180 miliardë euro për të përballuar shpenzimet e larta nga pandemia. Gjithsej buxheti i vitit të ardhshëm, i cili është viti i zgjedhjeve të reja parlamentare, do të kërkojë 498,6 miliardë euro. Miratimi do të bëhet të premten./DW/a.p

Next Post
Negociatat me BE-në, prezantohet drafti/ Santos: Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit

Negociatat me BE-në, prezantohet drafti/ Santos: Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In