Kancelarja gjermane Angela Merkel ka “kërcënuar” Rusinë se nuk do të mund të kthehet në G8 nëse më parë nuk tërhiqet nga Ukraina dhe të tregojë se është një shtet demokratik.
Pak para samitit të G7 që do të mbahet në Qershor, Merkel tha se vendet e zhivullara perëndimore kanë disa vlera të lirisë dhe demokracisë, të cilat Rusia nuk po i tregon.
“Për aq kohë që Rusia nuk kthehet të tregojë vlera demokratike, nuk mund të jetë pjesë e G8. BE është një komunitet që ndan vlera të përbashkëta si liria, demokracia, shteti i së drejtës, respekti në sovranitetin territorial të vendeve të tjera. Dhe mënyra si po sillet Rusia nuk reflekton këto vlera.” tha Merkel