Kencelarja Gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francoise Hollande shpallën sot mbështetjen e tyre për një armëpushim të ri në lindje të Ukrainës.
“Ndërprerja e luftimeve, që filloi me fillimin e vitit shkollor në Ukrainë, duhet të jetë fillimi i një armëpushimi të qëndrueshëm”, deklaruan Merkel dhe Hollande në një deklaratë të përbashkët.
Forcat e qeverisë ukrainase dhe ato separatiste pro-ruse filluan një përpjekje të re për një armëpushim pasi vendi u përball në rajonet lindore me disa prje përplasjeve më të dhunshme të muajve të fundit.