• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merkel frymëzon Berishën: Doli kundër serbëve dhe argatëve të tyre albanofobë në Prishtinë

by Java News
14/08/2018 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish—kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk po dorëzohet së akuzuari Presidentin Hashim Thaçi për idenë e tij për lëvizjen e kufijve të Kosovës me Serbinë. Berishës i ka shërbyer deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila dje tha se nuk mund të ndryshohen kufijtë në Ballkan.

Lideri i demokratëve në Shqipëri, me anë të një shkrimi në Facebook, ka përshendetur deklaratën e kancelares Merkel, ndërsa këtë e ka quajtur përgjigje meritore ndaj përpjekje të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë.

Lexojeni të plotë shkrimin e plotë:

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroj qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, ç’bërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një ç’bërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vet Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Burri përplas avionin në shtëpi, për të vrarë gruan dhe djalin

VIDEO/ Burri përplas avionin në shtëpi, për të vrarë gruan dhe djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com