• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel e Macron pajtojnë Rusinë dhe Ukrainën, bien dakord për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve

by Java News
10/12/2019 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit rusë dhe ukrainas ranë dakord të zbatojnë një armëpushim dhe të shkëmbejnë të burgosurit deri në fund të vitit, pas bisedimeve katërpalëshe në Paris të hënën, ku ishin përfshirë Franca dhe Gjermania.

Shefat e të katër shteteve thanë që kishin bërë përparim dhe se thjesht biseda ishte një hap thelbësor përpara. Ata do të takohen përsëri brenda katër muajsh.

Presidenti i Ukrainës. Volodymyr Zelensky, tha se ai ishte i sigurt që armëpushimi do të ndodhë këtë muaj.

“Nuk është një situatë e ngrirë,” tha presidenti Zelensky, në një konferencë me gazetarë në orët e vona. “Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, po, unë mendoj se do të takohemi përsëri brenda katër muajsh dhe do të jemi në gjendje të shkojmë përpara duke trajtuar çështjet tjera në bazë të arritjeve tona”, tha ai.

Ky është takimi i parë midis presidentit Zelensky dhe atij rus, Vladimir Putin, që kur aktori ukrainas mori detyrën më herët gjatë këtij viti. Ky është takimi i parë i tillë katërpalësh që nga viti 2016, që përfshinë Francën dhe Gjermaninë.

Presidenti Putin tha se përshkrimi i një ‘shkrirje’ të mundshme midis Rusisë dhe Ukrainës ishte i saktë.

“Ne kemi shënuar përparim në shumicën e çështjeve”, tha ai. “Të gjitha këto sugjerojnë që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”.

Bisedimet synojnë t’i hapin rrugën një zgjidhjeje të konfliktit ndërmjet të dyja vendeve që la pas vetes 13 mijë të vrarë që nga viti 2014. Të dyja palët kanë akuzuar njëra tjetrën për mosrespektim të një marrëveshjeje të paqes të vitit 2015.

Presidenti Zelensky, e ka shndërruar në përparësi të tij përfundimin e konfliktit.

Por shumë ukrainas janë të shqetësuar se ai mund të bëjë shumë lëshime. Përpara takimit në Paris, mijëra veta demonstruan në kryeqytetin Kyiv, kundër çdo mundësie për të ashtuquajturin “kapitullim” para Moskës. /voa/

Next Post
“Ushtar i verbër i partisë”, Dvorani reagon pas akuzave të Metës: Gjuhë jo etike, i detyruar t’i përmbahet listave të KED!

Ngriti kallëzim ndaj Dvoranit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje Ilir Metën në mesditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit –

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com