• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkel e Cameron, bisedë për të ardhmen e Europës

by A R
26/01/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik David Cameron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë të cilës kanë gjetur pika të përbashkëta sa i takon bashkëpunimit të Britanisë me BE-në.

Downing Street njoftoi se, mes vendeve europiane ka një qëndrim pozitiv ndaj planeve të zotit Cameron, por bashkë me Merkel ai pranoi se duhet punuar për të gjetur zgjidhjet e duhura.

Një zëdhënës tha se kryeministri dhe kancelarja diskutuan edhe për çështjen e emigrantëve dhe atë të Sirisë, për të cilën javën e ardhshme në Londër do të zhvillohet një konferencë.

Në fokus të bisedës ka qenë edhe plani i Mbretërisë së Bashkuar për të mbajtur një referendum mbi qëndrimin ose jo në BE brenda vitit 2017.

Cameron është angazhuar se do të kërkojë zgjidhjen më të mirë për Mbretërinë në Bashkimin Europian, si një prelud para referendumit, në të cilin britanikët do të votojnë nëse do të duan të qëndrojnë në BE apo të shkëputen.

Së fundmi ka pasur spekulime se shefi i qeverisë britanike mund të thërrasë mbajtjen e referendumit në qershor të këtij viti.

Downing Street deklaroi gjithashtu se gjatë bisedës, Merkel dhe Cameron ranë dakord për një kontroll më të fortë të kufijve për t’i bërë ballë emigracionit, duke nënvizuar se bashkëpunimi me Turqinë në këtë aspekt është thelbësor.

Ata ranë gjithashtu ndanë bindjen se konferenca për Sirinë ka potencialin për të siguruar më shumë mbështetje financiare dhe praktike për refugjatët, që do t’i ndihmonte ata të qëndronin në vendin e tyre.

TCH

Next Post

Rama, Meta e Basha në tryezën për “Korrupsionin Zgjedhor”, mungon Nishani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In