• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merkato/Inter: Ne mund të marrim Messin!

by Java News
24/07/2018 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marco Tronchetti Provera lëshon bombën e merkatos. Në një intervistë për të përditshmen torineze Tuttosport, administratori i përgjithshëm i Pirellit( sponsorit të Interit mbi fanellë prej pothuajse 2 dekadash) dhe njëkohësisht tifoz i zjarrtë i klubit zikaltër, pyetjes së si mund t’i përgjigjet Interi, Juventusit që gjatë kësaj vere ka transferuar në Torino Cristiano Ronaldon i është përgjigjur shumë thjeshtë: “Duke blerë Lionel Messin”.

Një mision i pamundur në dukje por në futboll kurrë nuk thuhet kurrë sepse edhe kalimin i Ronaldos te bardhezinjtë para 1 muaji tingëllonte gjithashtu si një tjetër mision i pamundur.

Me intervistë të tijën Tronchetti Provera ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Interit të cilët presin një dhuratë të madhe nga pronarët e tyre kinezë të Suning Group, dhe dëshirojnë që ajo dhuratë të jetë pikërisht ylli argjentinas i Barçës.

Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona por Interi i ka pëlqyer gjithmonë si klub pasi ndër vite ka patur një lidhje të ngushtë me lojtarët argjentinas dhe nuk do të ishte aspak çudi që për t’iu kundërpërgjigjur rivalit të tij të madh CR7-ës të transferohej te zikaltrit në një të ardhme të afër, për të treguar veten dhe të gjitha vlerat e tij në një skuadër që nuk quhet Barcelona dhe  një kampionat si Serie A.

“Shpresoj që Suning të zgjidhë sa më shpejtë të gjitha problemet që ka Interi me fair-play financiar dhe të bëjë një goditje të madhe në  merkato dhe unë si tifoz do të dëshiroja padiskutim Messin në ekip”, deklaroi Torchetti Provera për Tuttosport.

Lionel Messi te Interi është një dëshirë e vjetër edhe ish presidentit të zikaltërve Massimo Moratti i cili tentoi ta transferonte 5-herë fituesin e Topit të Artë në Milano në sezonet 2008 dhe 2009, por në atë periudhë Messi kurrësesi nuk dëshironte të largohej nga Barcelona, ndërsa tashmë në moshën 31-vjeçare dhe pasi ka fituar gjithçka me blaugranat mund të provojë pse jo një aventurë të re, përgatiti Tema. (b.an)

Next Post
Ndodh në Kosovë, kryetari i Mitrovicës shkarkon drejtorin, emëron të nipin

Ndodh në Kosovë, kryetari i Mitrovicës shkarkon drejtorin, emëron të nipin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In