• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meritat e opozitës për rekomandimin e negociatave

by Mero Baze
17/04/2018 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rekomandimi për hapjen e negociatave, është një rast për të kuptuar, si e kanë pritur gjithë palët këtë ditë. Qeveria duket që e ka pritur me frikë në zemër dhe ka shpërthyer në lot gëzimi. Opozita ka shpresuar deri në fund që nuk do merrej rekomandimi dhe tani që ka ndodhur ka tezën se nuk e meritonim, por Evropa na  e ka dhënë politikisht. Mos të shkoj deri tek teza e Petrit Vasilit, që qeveria ja ka futur Evropës, duke e mashtruar.

Po ti qëndrojmë tezës kryesore të opozitës, asaj që ne na e kanë dhënë Rekomandimin si një shpërblim politik, atëhere duhet të biem dakord, se e vetmja arsye përse na është dhënë rekomandimi është opozita.

Një vit më parë, kur ishim nën monitorim për pesë kushtet e vendosura për çeljen e negociatave, Partia Demokratike në opozitë, hyri në çadër me shpresë se do hidhte në erë zgjedhjet e vitit 2017 dhe do çonte vendin drejt destabilizimit. Për herë të parë Bashkimi Evropian pa një opozitë e cila nuk përfilli kërkesat e BE, për tu kthyer në zgjedhje dhe një nga figurat kryesore të Bashkimti Evropian dhe politikës gjermane, McAllister, u kthye duarbosh nga Shqipëria, ndërkohë që ambasadori rus  dilte më I kënaqur nga takimet me Lulzim Bashën.

Në muajt në vijim, siç ka dal tani dhe nga dokumentet amerikane kemi dhe një financim rus prej rreht 700 mijë dollarësh për Partinë Demokratike.

Kjo është një arsye bindëse për Brukselin që Shqipëria duhej shpëtuar duke u shpërblyer politikisht.

Më pas vijuan shumë episode që kanë frikësuar Brukselin. Nga çadra e opozitës Mogherini u quajt një kurv komuniste dhe që një mbesë e saj pinte drogë si Edi Rama, dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye që Bruskeli ka vendosur të na edukoj dhe të na marrë nën mbikqyrje përmes dhënies së rekomandimit.

Pas zgjedhjeve, ndërsa opozita u zvogëlua me 240 mijë vota, Brukseli po ashtu është ndjerë i frikësuar se demokracia është në rrezik dhe se vendi duhet futur nën sqetullat e BE për të pasur garanci demokracia e brishtë shqiptare.

Fillimi I procesit të Vetingut ka qenë po ashtu një moment reflektimi. Bashkimi Evropian dhe SHBA u angazhuan zyrtarisht në zevendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa opozita jo vetëm u doli kundër por I denoncoi si puçist kushtetues të Shqipërisë. Shpresoj që dhe kjo të jetë mbajtur shënim dhe të ketë ndikuar në vendimin për të marrë rekomandimin.

Më pas vendi u bë me kryeprokuror të ri të Pergjithshëm të Përkohshëm, nën mbështetjen e BE dhe SHBA, por opozita vendosi ti vërë flakën Kuvendit. Çizmja që fluturori mbi kokën e Edi Ramës mund ti ketë mbushur mendjen Evropës që opozita është gati të niset dhe zbathur drejt Evropës.

Ndërkohë që data e negociatave afrohej, opozita vendosi të shpall aksionin e madh kombëtar të mosbindjes civile, I cili në fakt ishte thjeshtë një përpjekje për të trembur negociata pas dy javësh.

Pas Flakës Kalimashit dhe gomave të djegur në disa postablloqe, mosbidnja civile përfundoi me miell serb në Kuvend, ku Edi Paloka këputi mish duke shkulur televizorin e parlamentit për të qëlluar Edi Ramën. Evropa me siguri e ka parë dhe këtë skenë dhe ka vendosur që të jap rekomandimin, pasi ky vend po rrëshqiste larg duarëve të perëndimit.

Dhe një festë që pati opozita në Tiranë dhe ajo do ta ketë trembur Evropën. Dy javë më parë në Tiranë opozita shpërtheu në festë për fitoren e Viktor Orban në Hungari, ndërkohë që në Bruksel ishte ditë zie. Edhe pse Evropa e di që demokratët shqiptarë nuk kanë këllqe si Orban ideja që pëlqejnë një antievropian I ka trembur dhe ka vendosur të jap rekomandimin.

Dhe nëse Brukseli ndonjë ditë nuk e ka pas mendjen tek ne, do ti ketë mjaftuar ndonjë deklaratë e Petrit Vasilit që të kujtohet se ky vend duhet sjellë në bina

Në këto kushte mund të themi me plot gojën se nëse Brukseli e ka dhënë rekomandimin për negociatat si shpërblim politik, merita kryesore i takon opozitës që e ka trembur Brukselin me prirjet e saj antiperëndimore, adhurimi për autokratt antiperëndimorë, rrëshqitja drejt lobimeve ruse dhe përpjekjet e dështuara për destabilizim dhe bllokim të reformës në drejtësi. Ndonjëherë idjotët janë të dobishëm!.

a.ç

Next Post
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Të paktën sot të festojnë të gjithë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In