• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mëria e Profesorit: Servilë të Ramës në krye të PS, ikni!

by
14/09/2015 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Rexhep Meidani vijon me kritikat e tij të ashpra ndaj kreut të PS Edi Rama, por edhe asaj pjese të partisë, e cila sipas tij, ka heshtur për proceset që ai i konsideron negative. Një i tillë është edhe depërtimi i “të fortëve” në parti.

 

Meidani shkruan sot për Panorama se “sipas statutit të PS-së, nëse përzgjedhja do të realizohej nga anëtarët e partisë me anë të diskutimit e përzgjedhjes prej tyre në bazë (dhe më tej “kolaudim-votimit” në strukturat drejtuese të partisë) apo, akoma, me anë të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, përgjegjësia kryesore do të ishte e vetë anëtarësisë së partisë.

Por, nuk ka ndodhur kështu, të paktën në dy proceset zgjedhore parlamentare të fundit apo në zgjedhjet e fundit vendore. Pavarësisht që është pretenduar një miratim nga kryesia e partisë si një strukturë vendimmarrëse në përputhje me statutin, në këto përzgjedhje kandidatësh, ndoshta me ndonjë përjashtim fare të rrallë, është imponuar plotësisht vullneti i kryetarit të partisë.

Pra, në shumicën e rasteve ka dominuar përzgjedhja dhe dëshira e tij, edhe kur ndonjë anëtar kryesie ka “protestuar” ose ka argumentuar të kundërtën. Në këtë kuptim, kryesia e partisë ka përgjegjësi statutore, madje disa anëtarë të saj, të “zellshëm” në heshtjen, servilizmin e nënshtrimin e tyre, duhet të japin dorëheqjen para skenimit ose ekspozimeve të fundit të panjohura më parë apo këtij shëmtimi përfaqësimi të PS-së në pushtetin qendror.

Sipas akuzave të opozitës, probleme të këtij lloji mund të ketë edhe në përfaqësimin vendor. Sidoqoftë, kjo është ana formale – statutore e përgjegjësisë; sepse përgjegjësinë e plotë politike e morale, në kushtet e një drejtimi unitar të partisë, në mungesë të kolegjialitetit e konsensusit në drejtim, e ka, në radhë të parë, vetë kryetari i partisë.

Aq më keq, në kushtet e një mandati të përfunduar që prej 2 vjetësh! Prandaj, e pakta është që duhet t’u kërkohet falje qytetarëve e anëtarësisë së PS-së, dhe e shumta që të dimensionohet pozicioni i kryetarit dhe i kryesisë së partisë! Këtë kërkon etika normale politike e qytetare në çdo vend të civilizuar të botës demokratike, të cilës synojmë t’i bashkohemi”, përfundon ish-presidenti.

 

Next Post

Tuna zë të dashur të ri, ja cili është

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In