Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuara në emisionin ”Rudina” ku dhe ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për vitin 2022. Sipas astrologes, viti i ardhshëm do të jetë i shenjës së Peshqit, ndërsa e 12 në radhë qëndron shenja e Luanit.
- Luani
Luanët janë në vendin e 12-të sepse kanë kaluar një vit të vështirë 2021 dhe kjo nuk do të thotë që të çlirohen kaq shpejt, por rëndësi ka që vështirësia kryesore ndaj tyre do të largohet, kështu që do të jenë sqaruar problemet në çift si dhe ato ligjore. Por çfarë i pret në vitin 2022 që janë në këtë pozicion? Bëhen llogaritë ekonomike, pra gjitha bilancet. Është një vit i madh ekonomik ku ato do të sqarojnë detyrimet ose pronësitë, ose buxhetet nëse kanë pasur një divorc. Kanë tendencën e shlyerjes së detyrimeve. Por në periudhën e verës, në Maj deri në Tetor këta futen në një pranverë shumë të bukur. Pastaj nga Tetori e tutje rikthehen sërish ato problemet ekonomike që do t’i zgjidhin deri në fund të vitit.
- Binjakët
Binjakët do të kenë përgjegjësi të madhe në lidhje me karrierën, me publicitetin, me emrin. Por a do të jenë në gjendje Binjakët të marrin më shumë përgjegjësi ose gjithë kjo famë që do të ju vijë, mos është më e e madhe se ato dhe këtë peshën e famës a do të munden që ta mbajnë?! Këtu është një dilemë e madhe. Këshillimi është që të masin mirë me peshën e tyre dhe sa forcë vullneti mund të kenë të përballen me këto përgjegjësi dhe sa mund t’i mbajnë. Disa mund të kenë fatin që nga hiçi do të promovohen dhe duhet të përgatiten psikologjikisht që ta mbajnë. Nga Maji deri në Tetor kanë një jetë sociale të mirë, do flirtojnë, do të dalin do të argëtohen, erotikë pa fund.
- Virgjëresha
Presioni nga ana e të tjerëve bëhet më i madh për personat e shenjës së Virgjëreshës. Ato virgjëreshë që nuk janë martuar, që nuk kanë përgjegjësi, kanë vitin e martesës. Kjo është një gjë e mirë sepse martesa është një kontratë që ka detyrime, pra i vë përballë një detyrimi, një zgjedhjeje, ose nuk kanë finalizuar një biznes që kanë menduar që do ta bëjnë vetëm, por jo. Ky vit thotë që ke një biznes dhe që do të “martohesh” me dikë në biznes. Pra, ti je i varuar nga partneritetet ose je nën mbikëqyrjen e rregullave që jo vetëm i vë ti, por që i vënë edhe të tjerët. Pra fryma e një bashkëpunimi ose një kërkese llogarie, i vë Virgjëreshët në këtë kontekst. Në periudhën e verës do të bëhen bilance ekonomike, do të keni kërkesa llogarish ekonomike, do të ndani ato kush paguan më shumë e më pak, ose do të kërkoni të drejtën tuaj në aspektin ekonomik.
- Shigjetari
Shigjetarët futen nën një robëri ose si të themi në një ikje nga ajo që kanë momentalisht, do të kërkojnë më shumë nga jeta dhe ajo që kanë dhe do të mendojnë se ajo që kanë nuk është ajo që i përfaqëson, pra do të gjejnë rrugë të reja për të kërkuar diçka më shumë. Ky lajm është i mirë, por është i lodhshëm. Për ato Shigjetarë që duan të merren me punë që i përmban peshku, do të kenë një vit të favorshëm, por gjithmonë ikja nga realiteti do t’i bëjë Shigjetarët të shikojnë më ndryshe. Mund të kenë vendime të nxituara që nuk kanë asnjë qëllim. Është një ndër shenjat që do të ketë një erotizëm të paparë, mund të bëjnë një modë të re, të merren me operacione plastike. Do të jenë shumë aktivë. Pastaj do të rikthen sërish në bazë. Këshilla ime për to është: Destinacion të qartë dhe jo të paqartë.
- Bricjapi
Për Bricjapët është një vit i mbarë, do të kenë qëllime të mira, ëndërrime, miq të mirë, mund të ndodhë që miqtë të mos jenë realë, por Bricjapët do t’i japin besim. Nuk mund të themi se e fshehta nuk do të ndikojë, kështu që duhet të jenë të vëmendshëm në miqësitë e reja. Pastaj në periudhën e verës, atëherë këtu gjërat marrin një ndryshim dhe ato do të merren me çështjet familjare, si për shembull mund të blejnë një shtëpi.
- Peshorja
Shumë punë, ankth pune dhe punë e detajuar që këta do t’i kënaqi dhe do të mbartë art, romantizëm dhe këtu do të kenë një ecuri shumë të mirë, Gjëra të mistershme do të ekzistojnë. Ngjyra të reja, modë e reja, nuanca të reja. Duhet të kenë shumë kujdes me shëndetin sepse mund të shëndoshen më shumë se sa duhet. Të meditojnë dhe të mos kapërcejnë masën në çdo gjë për vitin 2022. Në pranverë-verë kemi shansin e martesave për ato që nuk janë martuar, si dhe e lindjes së fëmijëve.
- Demi
Ata që kanë probleme familjare t’i shikojnë me qetësi, por aleanca me Jupiterin iu jep mbrojtje të mirë. Do të kenë mbarësi në punë të rëndësishme që lidhen me detin, ekonominë, tregtinë, naftën, bujqësinë etj. Ajo çfarë duhet të kenë kujdes Demët është Maj-Tetor sepse kanë probleme me punën, vetëbesimin, rënien e forcës fizike, probleme në çift. Vera do t’i stresojë Demët. Në periudhën e verës nuk duhet të shpenzojnë më shumë se duhet, nuk duhet të bëjnë gabime, duhet të merren me shëndetin, meditimin, si dhe të mos futen në rrugë dhe besime të panjohura.
- Dashi
Dashët janë në këtë pozicion sepse 2022 do të jetë i lezetshëm për to. Në periudhën Maj – Tetor do të flasim në gjuhën e dashëve, me modën, energjinë e tyre, kështu që këto do të jenë të vrullshëm, do të kërkojnë gjëra të shtrenjta. Por të mos harrojmë se shenja e Dashëve ka edhe shpërthimin, edhe luftën. Maj –Tetor është periudha kur mund të kemi shpërthimet e pakonkrolluara. Po mbaron një cikël që ka nisur që në vitin 2010. Këshilla është që të shohim 3 muajt e parë të vitin në çfarë rrymash do të bien, sa më të qetë ta kenë realizimin e ëndrrave, aq më pak shpërthyese do të jetë vera për to.
- Ujori
Për këto do të jetë një vit ekonomik. Duke qenë se ka të bëjë me zhvillimin ekonimik, Ujorët mbyllin një vit të lodhshëm, tani pritet të zhvillojnë anët ekonomike. Periudhën e pranverë- verës do ta kenë të rëndësishme në lidhje me komunikimet, me udhëtimin, me idetë dhe me udhëheqjen që do të ju bëjnë planeve dhe strategjive të tyre. Mendoj se do të kenë energjinë e duhur për të ecur përpara, është si një tren ekspres, do ta quaja periudhën Maj-Tetor për Ujorët. Koha nuk premton dhe normalisht duhet të nxitojnë.
- Gaforrja
Gaforrja është shenjë e ujit dhe padyshim që pritej ky pozicion. Do të hapen rrugët e jashtme, do të rregullohen planet, projektet e tyre të të ardhmes, do të ndjehen më të qetë dhe të relaksuar. Do të bashkëpunojnë më shumë me jashtë. Lidhjet dhe kontaktet me jashtë do t’i kenë më të mira. Do të ecin, përparojnë. Është vit lindjesh fëmijësh, por kanë edhe këto një thembër Akili spese Jupiteri në shenjën e Dashit i vë në qendër në lidhje me karrierën dhe duke qenë se i vë në këtë lidhje, është e paqartë vazhdimësia e karrierës së tyre në ato poste që pretendojnë. Nga Maji në Tetor mund të ndodhë gjithçka. Këshilla ime do të ishte shumë kujdes dhe të ruajnë mirë aleancat, krahët, por mendoj se do të kenë mbrojtje, ose do të bëjnë gjëra që janë për emër.
- Akrepi
Akrepët të çlirohen nga problematikat dhe të dashurohen, por edhe Akrepët do të kenë periudhën e pranverë-verës pak të lodhshme sepse puna do të futet në një trajetore më të vrullshme dhe aty mund të kenë kundërshtarë dhe më të fortë. Pra në çështjet e shpenzimit të energjisë në periudhën e pranverë-verës duhet të jenë të kujdesshëm dhe ta shikojnë mirë ritmin e punës dhe të shëndetit.
1.Peshqit
Peshqit do të dominojnë në vitin 2022, që do të jetë viti i tyre. Nuk do ta dominojnë aq shumë sa pretendohet sepse Jupiteri do të rrijë pak më shumë në shenjën e Dashit dhe Dashi do t’ia marrë pak famën, emrin dhe energjinë, por këta mund ta përdorin për çështjet ekonomike. Peshqit kanë vitin e tyre, mund të nxjerrin në pah talentet e tyre, por kujdes mos të kalojnë në utopi dhe të qëndrojnë me këmbë në tokë. Ta përdorin mirë Jupitetin, por thjesht të mos dalin më shumë se ç’duhet nga realiteti.