• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit: Kush duhet të ketë kujdes me paratë?!

by A R
05/09/2024 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologe Meri Gjini ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus, ku me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës.

Marsi është zyrtarisht te Gaforrja dhe do ndikojë te të gjithë.

Ky katërditësh do të jetë me nuancën e itensitetit në punë. Ky mars do shënojë zyrtarisht futjen në ritmin e punës. Të shtunën, kemi një hyrje shumë të bukur të Marsit me Mërkurin që do nxisë nisje e një ujdie. Ata që përdorin logjikën do dalin të fituar.

Dita e nesërme dhe pasnesër kemi faktorin e të papriturës shumë prezent dhe ditën e nesërme arrin maksimumin. Kujdes me reagimet.

Dashi
Punë, punë dhe punë. Kontrolloni pjesën e nervozizmit që ka ngjyrosur javën që ditën e parë, për shkak të konfuzitetit. Do të merren me një çështje që duket sikur nuk është ajo që kishin planifikuar këtë javë. Por del për mirë.

Demat
Nuk ka vend për risqe me ekonominë. Urani është te ata dhe bën një hyrje shumë të fortë më mërkurin nesër. Mos u nxitoni në asnjë shpenzim. Investimet apo levizjet në lidhje me lekun do jenë shumë më të favorshme nga e marta e javës që vjen dhe në vazhdimësi. Është e vetmja gjë që mund t’i prishë terezinë demit.

Binjakët
Dy janë drejtimet që do impnjohen me Marsin të Gaforrja. Çështjet që i përkasin familjes dhe profesioni. Kujdesi i këtij 4 ditëshi është vetëm në mënyrën si do komunikojnë, pasi kanë një tendencë për t’i bërë të tjerët të ndihen keq. Me këtë mars, kanë të gjitha mundësitë për të gjetur një lloj ujdie. Të dielën dedikojani familjes dhe dashurisë.

Gaforrja
Pjesa më e madhe kanë periudhën e tyre. Të lindurit në ditët e para të Gaforres kanë vendosje të forta përsa i përket punës. Do kenë lajme shumë të mira, por të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Në komunikim është në momentin më të mirë, prandaj kanë të gjitha mundësitë që të sqarojnë çfarë ka mbetur nga gushti.

Luani
Dy janë çështjet që do merren këtë fundjavë. Fiziku dhe një ujdi për zgjidhjen e një çështje. Çfarë çështjesh kanë të mbartura nga gushti që lidhen me ekonominë ose fëmijët t’i vënë në agjendë nga momneti që po flasim.

Virgjëresha
Me siklete në aspektin e komunikimit në ambjentet ku ndihen të familjarizuar. Sqarime dhe diskutimet lini kur mërkuri të vijë të ju, që i përket ditës së martë dhe në vazhdimesi. Lërini gjërat të rrjedhin. Mbani një ritëm të kujdesshëm të dielën pasi diellin e keni pingul në të kundërt me satudnin, që bën të imponoheni për vendime serioze që nuk kanë momentin.

Peshorja
Kanë ekzaktësisht Vensuin dhe Hënën në këto momente. Është shumë e thjeshtë të marrin vëmendjen për shumë mirë, nisur nga nesër. Do të kenë diskutime për profesionin, për punën ose firmose drejtëpërdrejtë. Kujdes me komunikimin me eprorët.

Akrepi
Si Demat, me ekonominë e tyre duhet të tregojnë mjaft kujdes sot edhe nesër.Janë të detyruar të jenë të kujdesshëm në atë drejtim. Gjithashtu duhet të jeni të qetë me tonacionin e zërit, pavarësisht vetëbesimit. Mos gjykoni veten në fundjavë më shumë se çduhet, nga gabimet që priten të premten.

Shigjetari
Nisën një javë më katërkëndësh që sillnin problematika të vogla. Sa më shumë dalim nga java do jenë shumë më mirë dhe shumë më të qetë. Marsi te Gaforrja bën të mundur që çështje që kanë rëndësi të veçantë për ju, të kenë mbarësi.

Bricjapi
Me këtë mars të gaforrja do e ndjejnë veten sikur shkojnë kundër të tjerëve. Janë kaq të fokusuar te objektivi i tyre saqë nuk do kenë sy e veshë për tu marrë me të tjerët. Këtë fundjavë kanë tendencë për të qenë të tërhequr dhe mirë do bëjnë. Hyrja e Mërkurit dhe Uranit do i sjell mundësira për një ujdi të vogël nesër. Hapi i parë i objektivit të tyre.

Ujori
Këtë katër ditësh do ndajnë çështjet ekonomike me dashurinë. Çfarë do lloj diskutimi në lidhje me ekonominë duhet të bëhet më të dashurit të tyre nga mesi i javës që vjen e në vazhdim. Pasi nëse ndodh që sot, do jetë zhgënjim.

Peshqit
Kanë saturnin ballë për ballë diellit të tyre të dielën. Është tendencë shumë e fortë për tu shqetësuar nga çdo lloj gjëje që i rrethon. Të shtunën dhe të dielën do ishte shumë mirë të zgjehdin shumë pak njerëz në ambjentin e tyre. Qëndrimi me veten do jetë shumë i mirë. Marsi te gaforrja imponon ndryshime në agjendën profesionale të tyre. Nuk duhet të marrin vendime në jetën personale, pasi do duhet shumë kohë për t’i korigjuar.

Next Post
“Një prej tyre e njihja si fytyrë”, avokatja për atentatin te “Komuna e Parisit”: Vajza ime pa skenën…

“Një prej tyre e njihja si fytyrë”, avokatja për atentatin te “Komuna e Parisit”: Vajza ime pa skenën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In