• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Meqë marrim si shembull Amerikën…

by S M
04/01/2019 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Të enjten në Uashington u shkrua një faqe historie, kur Nancy Pelosi mori në dorë për herë të dytë çekiçin e kreut të dhomës së ulët të ligjvënësve amerikanë. Pelosi, një ndër figurat kyç të demokratëve, u bë gruaja e parë që zgjidhet dy herë në krye të Kongresit. Megjithatë, nuk janë këto detaje unike që e bëjnë ngjitjen e saj në poltronin e lartë të Kongresit, një ngjarje të madhe dhe me shumë peshë në politikën amerikane.

Prej dy vjetësh Amerika jeton politikisht e ndarë, për shkak të stilit qeverisës të presidentit Trump, i cili ka thyer të gjitha barrierat klasike të politikbërjes, brenda dhe jashtë vendit. Rënia e Kongresit në duart e demokratëve në këtë fillimviti përkon me një situatë tejet të acaruar mes Trump e republikanëve nga njëra anë dhe demokratëve e Pelosit, Shumer e të tjerëve liderë liberalë. Të cilët nuk kanë ngurruar të njoftojnë dhe të fillojnë hapat konkrete, për të hetuar dhe për t’u informuar për një mori aspektesh të biznesit dhe menaxhimit politik të Donald Trump. Mediat amerikane njoftojnë se mbi presidentin rëndojnë momentalisht jo më pak se 17 procese hetimore, të cilat kanë të bëjnë me deklarimin e taksave të Trump, lidhjet e dyshuara me Rusinë, Organizatën Trump, Komitetin e Inaugurimit të tij si President, fushatën e tij elektorale, ryshfetet e paguara për të mbyllur gojët e pornostareve, interesa e dyshuara financiare në pjesë të ndryshme të botës etj.

Deri dje këto akuza apo edhe hetime në vijim, kishin që të gjitha një peshë shumë relative. Me të dyja dhomat nën kontroll, republikanët kishin vendosur një mburojë të fortë mbi çdo tentativë për të hetuar dhe dënuar presidentin e tyre. E gjitha kjo ndryshoi kur Nancy Pelosi bëri betimin si kryetare e Kongresit Amerikan dhe kur demokratët u bënë shumicë në dhomën e ulët. Një moment që nga shumë komentatorë shihet si përcaktues për të gjithë presidencën Trump.

Demokratët nuk kanë vonuar për të kthyer në realitet kërcënimet e tyre ndaj presidentit. Hapi i parë, sipas mediave amerikane, do të jetë ai i kalimit të një projektligji që kërkon deklarimin e taksave dhe tatimeve për çdo kandidat presidencial. Nga ana tjetër ata po lëvizin këto orë, për të mbrojtur hetuesin e posaçëm Robert Mueller, i cili po ndjek procesin delikat të lidhjeve të Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në 2016. Demokratët kërcënojnë gjithashtu që të hetojnë të gjitha akuzat kryesore që kanë rënë mbi presidentin këto dy vjet. Një zinxhir hetimesh dhe përplasjesh që duket se tashmë ka nisur.

E premtuan dhe po fillojnë ta bëjnë. Pikërisht ashtu siç e dimë se funksionojnë punët në një demokraci normale. Jo si këtu tek ne, ku akuzat dhjetravjeçare të të gjithëve kundër të gjithëve, kanë prodhuar një vrimë në ujë. Kur në vitet 2003-2004 Berisha sulmonte ministrat e Nanos, njërit prej tyre i thoshte vazhdimisht se “i janë zbardhur flokët” nga kokaina që trafikonte. Pas vitit 2005, kur fitoi zgjedhjet, këtë “flokëbardhin” e bëri…ministër. A nuk hakërrehej ai se do zbulonte kush vodhi floririn në Krrabë, se do dënonte “mamuthët e korrupsionit”? A nuk betohej se do hetonte nga e para vrasjen e Azemit, ngjarjet e ’97 e shumë zullume të vjetra e të reja?

Sa e sa akuza ka prodhuar klasa politike këto 28 vjet që kanë mbetur në faqe gazetash?! A nuk thoshte dikur Edi Rama se sapo të vinte në pushtet (siç erdhi, në 2013), do të hetonte Gërdecin, 21 janarin dhe shkeljet e përbindshme në projektet e financuara me para publike, më së pari Rrugën e Kombit? Çfarë ndodhi? Një mal me rrena.

Dhe rrena janë jo akuzat, pasi ato kanë pasur brenda thuajse gjithmonë diçka të vërtetë. Rrena janë premtimet hipokrite për të bërë drejtësi. Një drejtësi që tek ne vazhdon të vonojë dhe që na bën në thelb të ndryshëm nga politika amerikane, ku kreu i shtetit ka një dyzinë e gjysëm procesesh hetimore mbi shpatulla. Dhe ku prokuroria e FBI hetojnë me vite me rradhë çdo aspekt të jetës dhe veprimtarisë së presidentit të SHBA. Kurse këtu tek ne në dy dekada e gjysëm janë futur në burg një tufë burokratësh të nivelit të ulët a të mesëm dhe kaq. Jemi vërtetë një vend ku për faturën e dritave shkon në burg, por po të vjedhësh një hekurudhë bëhesh, siç e ka thënë Mark Tueini i madh, senator…

Next Post
U rrëmbye në mes të rrugës, lirohet pas 8 ditësh biznesmeni i njohur

U rrëmbye në mes të rrugës, lirohet pas 8 ditësh biznesmeni i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In