Më shumë se një shekull pas zhytjes fatale të anijes së pasagjerëve Titanic, menyja e fundit në të cilën pasagjerët u referuan për ushqimin e tyre të drekës pritet të shitet për më shumë se 70 mijë dollarë në një ankand online, ka thënë një kurator të hënën. Anija luksoze u shyt në Oqeanin Atlantik më 15 prill, 1912 pasi goditi një ajsberg gjatë lundrimit të saj nga Southampton, Angli, në Neë York, raporton Reuters. Të martën shënohet 30 vjetori i gjetjes së mbetjeve të anijes në oqean nga një grup shkencëtarësh. Menyja në fjalë do të vihet në ankand më 30 shtator nga shtëpia online e ankandeve “Invaluable, së bashku me një letër të shkruar nga të mbijetuarit e anijes dhe një biletë nga “banja turke”.
David Loëenherz, pronar i “Lion Heart Autographs”, diler i skripteve të rralla prapa ankandit, ka thënë se vetëm dy apo tri meny nga dreka e fundit e anijes besohet se ekzistojnë, transmeton Koha.net. Ai ka vlerësuar se kjo meny në ankand do të shitet nga 50 deri në 70 mijë dollarë. Menyja është mbajtur nga pasagjeri i klasit të parë, Abraham Lincoln Salomon.