• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mentor Kikia: Pse nuk ndërhyn policia tek Unaza e Re?!

by S M
10/11/2018 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Mentor Kikia ka ngritur disa pikëpyetje mbi protestën disaditore të banorëve të Unazës së Re. Sipas tij policia po lejon qëllimisht konfrontimin mes banorëve, kalimtarëve me automjete dhe mediave:

Policia e Shtetit është përfshirë në një lojë djallëzore dhe tinëzare në protestën e banorëve të Unazës së Re në Tiranë. Ndërsa bllokohet arteria më e ngarkuar e trafikut rrugor, prej 8 ditësh me radhë, në mëngjes dhe pasdite, policia nuk ka ndërhyrë në asnjë rast të vetëm, duke lënë gjithëçka në mënyrë spontane. Edhe pse bllokimi i rrugës është vepër penale. Në dukje të parë, kjo ngjan një veprim për të mos ndërhyrë në të drejtën e protestës së qytetarëve, por në fakt ai është një veprim i qëllimshëm, një kurth, për ta çuar situatën në konfrontim mes qytetarëve. Sot paradite, përplasja mund të kishte shkuar edhe më keq. Policia, jo vetëm që nuk ka ndaluar protestuesit të bllokojnë rrugën, por nuk ndaloi as automjetet ti drejtohen vendit të bllokimit, duke çuar në konfrontim mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve që duan të kalojnë. Nuk munguan konfrontimet e dhunshme mes tyre, duke mos kursyer as dhunën ndaj kameramanëve të televizioneve. Në tërë këtë situatë ekspolozive, nuk kishte asnjë këmbë polici.
Sepse pikërisht ky është qëllimi i policisë, konfrontimi mes qytetarëve dhe shveshja e protestës nga mbështetja qytetare. Dhe strategjia funksionon për mrekulli, kur dhjetra mijëra banorë çdo ditë duhet të përjetojnë makthin e bllokimit të trafikut si pasojë e kësaj proteste.
E kush mund ta përkrahë tashmë këtë protestë? Edhe pse kauza e tyre eshtë e drejtë. Në kurthin e policisë ka rënë këmbë e kokë edhe opozita, e cila në vend që ti ftojë qytetarët të protestojë, p.sh, para selisë së qeverisë, i ftoi të protestojnë pikërisht duke bllokuar rrugën.
Rrugët nuk janë të qeverisë zoti Basha. Në atë rrugë do të kalojnë edhe qytetarët, edhe zjarrfikëset, edhe autoambulancat, edhe policia(nëse do të ishte në detyrë, kuptohet).
Si pasojë e kësaj dhune, sot një kameraman i Klan Plus u plagos, dhe një kamera u thye.

Next Post
Zanfina Ismaili zbulon arsyen e ndarjes nga Faton Shoshi

Zanfina Ismaili zbulon arsyen e ndarjes nga Faton Shoshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

September 14, 2026
Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

September 14, 2026
Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

September 14, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Apeli i GJKKO shtyn për nesër shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës ndaj ish-presidentit Meta! Zbulohet shkaku

September 14, 2026
Ngërçi i pagave/ Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve dhe shtetit!

Ngërçi i pagave/ Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve dhe shtetit!

September 14, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

I riu kërcënohet me mesazh dhe përndiqet në rrjetin social, Policia ia kalon çështjen Prokurorisë së Tiranës! Nisin hetimet për zbulimin e autorit

September 14, 2026
DEBATI/ Pasuritë e sekuestruara, deputeti i PD: I përdorin ish-pronarët përmes skemave! Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton!

DEBATI/ Pasuritë e sekuestruara, deputeti i PD: I përdorin ish-pronarët përmes skemave! Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton!

September 14, 2026
“Mos të lejojmë provokimet”- Ministri gjerman i Mbrojtjes: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini!

“Mos të lejojmë provokimet”- Ministri gjerman i Mbrojtjes: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini!

September 14, 2026
“Tani në Fier demokrat jam edhe unë, krah Gaz Bardhit”- Gjergj Luca ironizon Berishën: Nuk hoqe dore nga intrigat bolshevike! (VIDEO)

“Tani në Fier demokrat jam edhe unë, krah Gaz Bardhit”- Gjergj Luca ironizon Berishën: Nuk hoqe dore nga intrigat bolshevike! (VIDEO)

September 14, 2026
Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të familjes, dedikimi prekës: Iku një pjesë e shpirtit tim!

Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të familjes, dedikimi prekës: Iku një pjesë e shpirtit tim!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com