• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meningjiti, shtohen kërkesat për vaksinim. Mjekët: Prindërit kërkojnë informacion

by A R
25/12/2024 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbja e jetës së një 17-vjeçareje nga Durrësi me meningjit ka bërë që shumë prindër të vihen në panik për fëmijët e tyre në lidhje me këtë sëmundje fatale.

Në qendrat shëndetësore të Tiranës këto ditë pediatërve po pyeten më shpesh rreth kësaj teme.

“A duhet të vaksinoj unë fëmijën tim? Në ç’moshë duhet ta vaksinoj? Sa doza duhen bërë? Gjatë kësaj kohe kemi pasur shumë kërkesa të prindërve që kanë kërkuar informacion për vaksinën e meningjitit,” thotë pediatrja Adriana Ilias.

Mjekja tregon për RTSH-në se prindërit së fundmi janë bërë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj vaksine, porse nuk ka vend për alarm, pasi kjo sëmundje është e rrallë.

“Jo vetëm te ne, por edhe në rajonin përreth kjo vaksinë është fakultative, sepse sëmundshmëria është e rrallë dhe po kështu edhe vdekjet janë të rralla, 1 në 100 mijë. Me meningjit mund të ketë një vdekje të papritur, por ai që rrezikon seriozisht është meningokoku “C”. Ai shkakton meningokoksemi, e cila jep një gjendje shokante që nuk arrin ta menaxhojë as reanimacioni,” shprehet Dr. Ilias.

Mjekët rekomandojnë vaksinimin, por në konsultim të plotë më mjekun.

“Unë i këshilloj të bëjnë vaksinën, pasi edhe lëvizjet e njerëzve janë shtuar. Ne kemi pasur vjet shumë raste në Itali me meningjit. Vaksina bëhet 8- dhe 10-muajsh në dy doza, por nëse nuk e kanë bërë gjatë kësaj periudhe ajo mund të aplikohet deri në moshën 18 vjeç. Meningjitet janë të rralla, por unë këshilloj nënat të bëjnë kujdes me rinitet, sepse virusi i meningjitit fillon si virozë me rrufë dhe përfundon pastaj në meningjit,” tregon pediatrja.

Mjekët thonë se është shumë e rëndësishme të jemi vigjilentë për simptomat e sëmundjes së meningokokut, sepse jo të gjitha llojet e saj mbulohen nga vaksina dhe duhet të kërkohet kujdes mjekësor urgjent nëse shfaqen simptoma.

Next Post
Agresioni rus në Ukrainë, Papa Françesku thirrje Europës: Lufta duhet të marrë fund! Veproni si urë e paqebërës

Krishtlindja, Papa Françesku mesazh për të ndalur vuajtjet dhe luftërat në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In