• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mendova se po digjej pylli”/ Flet dëshmitari që pa tragjedinë shqiptare në Bullgari: Unë isha i pari, dëgjoja ulërima dhe…

by Java News
25/11/2021 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy nga dëshmitarët okularë të aksidentit të autobusit i cili më pas u përfshi nga flakët në Bullgari kanë rrëfyer për atë që ndodhi në natën tragjike.

Valentin Georgiev nga Sandanski i cili punon si korrier ishte nisur të hënën në mbrëmje nga Sofja në Blagoevgrad.

“Fillimisht mendova se pylli po digjej. Flakët ishin të mëdha. Të mos gënjej, por mund të ishin 2-3 metra. Zjarri ishte i madh”, tha Georgiev.

Kur u afrua pa një autobus që po digjej. Ai është edhe dëshmitari i parë okular i tragjedisë. Policia dhe zjarrfikësit mbërritën pas tij në vendin e ngjarjes.

“Kamioni im ishte rreth 100 metra larg. Unë isha i pari dhe pas 5-10 minutash erdhi një makinë e dytë, e tretë e katërt…U grumbulluan shumë kamionë. Kur dola nga kamioni dëgjova britma. Të mbijetuarit bërtisnin dhe qanin, fytyrat e tyre ishin të mbuluara me gjak”, tregon Valentin Georgiev.

Ai nxitoi për të ndihmuar. Gjëja e parë që pa ishte një burrë që përpiqej të shpëtonte të dashurën e tij.

“Ai bërtiste: Policia, policia. Ai e mbajti vajzën në krah dhe pastaj e lëshoi. Mendoj se ai kishte lënduar këmbën sepse çalonte dhe ai e lëshoi atë në rrugë. E çova vajzën në fund të autostradës, mendoj se kishte thyer të dy këmbët. Ishte e zbathur, pa çorape. Vajza tjetër ishte e ftohtë, i dhashë xhaketën që të ngrohej. I dhashë edhe ujë”, shton ai.

Ndërkohë një baba po përpiqej të shpëtonte djalin e tij nga flakët.

“Po bërtiste se i biri ishte brenda. Ai tentoi të hynte në zjarr për të shpëtuar djalin e tij, por unë e ndalova”, thekson Georgiev.

Policia e zjarrfikësit mbërritën 20 minuta më vonë. Pas tyre edhe ambulanca.

Emil Metodiev gjithashtu u përpoq të ndihmonte duke thirrur vazhdimisht 112. Ai ruante një kantier ndërtimi afër vendit të aksidentit. Ai gjithashtu ishte i pari që thirri ndihmën.

“Mendoj se goma e përparme ka shpërthyer. Disa sekonda pas shpërthimit u shfaqën flakët. Në momentin e ndaljes autobusi ishte duke u djegur. Jo vetëm përpara, mbrapa kudo. Kur mbërritën nga stacioni i zjarrfikësve, dëmtimi i autobusit ishte i dukshëm. Ata që ishin në autobus, nuk mendoj se kishin mundësi të zbrisnin. Një gjë e tillë nuk harrohet”, tha ai./ Lajmi.net

g.kosovari

Next Post
Mundësi të reja në karrierë për këtë shenjë/ Horoskopi për sot

“Sot mund të keni dëshirë të shkoni në të kaluarën”/ Horoskopi për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

November 16, 2026
Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

November 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Gjykata Kushtetuese si strehë azilantësh ndërkombëtarë!

November 16, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

U qëllua nga i biri me sëpatë, ndërron jetë pas 10 ditësh në Spitalin e Traumës 72-vjeçari

November 16, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kënga serbe në eventin e BE, Kos kërkon falje: Nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian

November 16, 2026
Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

November 16, 2026
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

November 16, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi për këtë fillim jave, Jorgo Pulla zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

November 16, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

Çështja e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën dhe ia kalon dosjen SPAK-ut

November 16, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

Forumi i Zgjerimit, Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In