• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

by A R
06/05/2026 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një proces gjyqësor mes Elon Musk dhe kompanisë së inteligjencës artificiale OpenAI po zbardh detaje të reja nga përplasjet e brendshme gjatë viteve të para të kompanisë.

Presidenti i OpenAI dhe bashkëthemeluesi Greg Brockman ka dëshmuar në një gjykatë federale në Oakland se një takim i vitit 2017 me Musk u tensionua ndjeshëm, pasi ai refuzoi kërkesën e miliarderit për të pasur më shumë kontroll mbi kompaninë. Sipas tij, situata u përshkallëzua aq shumë sa ai mendoi se Musk mund ta godiste fizikisht.

“Unë në fakt mendova se do të më godiste,” tha Brockman, citon BBC.

Brockman tha se takimi përfundoi me Musk-un që njoftoi se do të ndalonte financimin e OpenAI, të cilën e kishte mbështetur që nga themelimi në vitin 2015.

Dëshmia po jepet në kuadër të një gjyqi mes Musk dhe drejtuesit aktual të OpenAI, Sam Altman, që lidhet me transformimin e kompanisë nga një organizatë jofitimprurëse në një strukturë fitimprurëse.

Sipas Brockman, para largimit të tij nga OpenAI, Musk kishte tentuar të fitonte më shumë ndikim në kompani, duke ushtruar presion edhe ndaj bashkëthemeluesve të tjerë.

Avokatët e OpenAI kanë paraqitur mesazhe të vitit 2017 që tregojnë diskutime të brendshme mbi kushtet e mundshme të ndryshimit të strukturës së kompanisë.

Brockman deklaroi gjithashtu se Musk ishte në dijeni të planeve për ta kthyer OpenAI në një kompani fitimprurëse, fillimisht përmes një strukture të kombinuar, e cila më pas u ndryshua për të tërhequr investime të mëdha.

Në gjyq pritet të dëshmojë edhe Shivon Zilis, ish-anëtare e bordit të OpenAI dhe nëna e katër fëmijëve të Musk. Sipas Brockman, ajo i kishte bërë të ditur lindjen e binjakëve, por më vonë ai mësoi nga raportimet publike se Musk ishte babai i tyre.

Brockman shtoi se kompania kishte pasur besim tek Zilis për menaxhimin e çdo konflikti të mundshëm interesi gjatë kohës së saj në bord. Ajo u largua në vitin 2023, në një periudhë kur Musk kishte nisur kompaninë e tij të AI, xAI, e cila po zhvillon një chatbot konkurrues me ChatGPT.

Next Post
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Profesori që nuk bënte pazar në emër të karriges

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com