• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mendova mos kishte bombë”/ Rama: Një politikan i huaj kishte frikë të futej në Tiranë, donte të shoqërohej i armatosur, por…

by Java News
06/03/2021 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puglias, në Këshillin Rajonal të Puljas.

Kreu i qeverisë ka vlerësuar mbështetjen që Italia ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve për Shqipërinë. Kryeministri ka ndarë një histori të veçantë sesi një politikan i huaj nuk pranonte të futej në Tiranë, ndërsa kërkonte forca të shumta sigurie.

“Jo shumë kohë më parë, mora një mesazh urgjent nga përgjegjësi i zonës VIP të Aeroportit të Tiranës, dhe mendova mos kishte ndonjë bombë ose zjarr në aeroport.

Marr telefonin dhe më thotë kemi një situatë të jashtëzakonshme. Është një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë. Që ka ardhur me gazetarë, që refuzon të hyjë sepse do të shoqërohet nga makina të blinduara, njerëz të armatosur, për korrektesë nuk po ju them kush është por po ju them se është një politikan i rëndësishëm, mysliman i të majtës

I them këtij personi a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at?

Po- më thotë ai, ata janë të armatosur, por zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjaftueshme për të hyrë në Tiranë.

I thashë: Thuaj atij zotërisë ne nuk ofrojmë një shërbim për të hyrë në Kandahar, nuk ndodhet në rripin e gazës!

Të nesërmen ai më thotë: Z. Kryeministër më duhet t’ju kërkoj një falje të madhe. Kam para shumë vende, Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që përfytyroja. I thashë nuk ka problem, u ndodh të gjithëve që vijnë nga pjesa e ftohtë e Evropës. Më tha bëra një shëtitje në qendër të Tiranës dhe nuk pas asnjë grua të mbuluar. I thashë nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri, por gra të mbuluara nuk ka. Pastaj më tha shkova në Ministrinë e Brendshme dhe flinin anglisht.  I thashë që duhet t’ia tregoni këtë njerëzve tuaj. Dhe i thashë ambasadores ndiqe çfarë do të thotë ky tipi në vendin e tij.

Ai nuk tha gjëra të shëmtuara, por nuk tha asgjë nga e gjitha kjo, dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadorit dhe i thashë kryeministri u gjend i befasuar sepse ju nuk thatë asgjë nga e gjitha kjo, dhe përgjigjia e tij: Më përshëndesni atë kryeministrin e madh, jam i sigurt se inteligjent siç është do ta kuptojë”, tregoi Rama.

g.kosovari

Next Post
Dy eksodet e shqiptarëve në Itali/ Dervishi zbulon bisedën me ministrin e Jashtëm: Më tha në telefon, vlerësoje vetë situatën, këtu s’ka njeri që të të thotë gjë

Dy eksodet e shqiptarëve në Itali/ Dervishi zbulon bisedën me ministrin e Jashtëm: Më tha në telefon, vlerësoje vetë situatën, këtu s'ka njeri që të të thotë gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com