• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mendonte se ishte jetime, italiania takon pas 35 vitesh nënën shqiptare dhe motrat

by A R
16/06/2019 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nostalgjia për vendin ku kishte lindur dhe kishte kaluar shtatë vitet e para të jetës e sollën Oriklindën në Shqipëri tre vite më parë.

Kujtimet e pakta të vegjëlisë përpara se të birësohej nga një çift italian në vitin 1991 lidheshin vetëm me figurën e një zonjë të dashur që nuk ishte e ëma por edukatorja e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë. Deri në ato momente ajo mendonte se ishte e vetme, e braktisur dhe siç i’a kishin cilësuar: jetime.

Nga takimi me mësuese Vitoren përpara tre vitesh ajo zbuloi një të vërtetë që as nuk e kishte ëndërruar. Ajo kishte dhe dy motra të tjera dhe nëna e saj mund të jetonte ende diku në Shqipëri.

I’u desh një kohë e gjatë mbi tre vite, me hulumtime dhe kërkesa pranë autoriteteve shqiptare që të mësonte vendndodhjen e familjes së saj por nuk arriti të marrë kurrë një përgjigje. Pasi ra në kontakt me redaksinë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare” në TV Klan, nuk i’u desh të priste shumë. E ardhur enkas nga Italia për të kërkuar rrënjët e saj në emision, Oriklinda e kishte edhe një motiv domethënës.

“Nuk do doja të bëhesha nënë pa gjetur nënën time biologjike” – u shpreh ajo. Qershori i 2019-es ndoshta do mbetet përjetësisht në kujtesën e saj sepse për herë të parë pas 35 vitesh njohu dhe përqafoi Thëllëzën, nënën biologjike dhe dy motrat, Klea e Marinela.

Ajo nuk e dinte se njëra prej tyre, Klea jetonte prej pesë vitesh në Vicenza, në të njëjtin qytet ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Një rastësi e denjë për një skenar filmi pasi si motrat dhe nëna biologjike e kishin kërkuar Oriklindën vazhdimisht që nga viti 1991.

Ajo mësoi gjithë të vërtetën sesi kishte ardhur në jetë dhe arsyet që e kishin detyruar të ëmën që ta braktisë. Por asnjë kujtim i largët, sado i trishtë nuk mund ta prishte magjinë e atyre përqafimeve të ngrohta…

Next Post
Europol: Produktet false në BE xhirojnë 121 miliardë euro

Europol: Produktet false në BE xhirojnë 121 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com