Dhimbja jo domosdoshmërisht është armiku yt
Një pakicë speciesh, në të cilat përfshihet edhe njeriu, përjetojnë dy lloje dhimbjesh: fizike dhe emocionale. Ne kemi përshtypjen se gjithë dhimbjet janë të këqija, por nuk është kështu. As stresi nuk është i tillë. Dhimbja është aty për të na kujtuar dy gjëra: 1) diçka është e gabuar ose 2) diçka po ndryshon. Dhimbja nga një goditje me thikë është e keqe, por nga ushtrimet fizike është e mirë. Dhimbja nga dhuna emocionale apo fizike prej partnerit është e keqe, ndërsa përdorimi i një dhimbjeje të tillë për të gjetur dashurinë e vërtetë është i mirë.
Kënaqësia mund të shndërrohet shumë shpejt në dhimbje
Sokrati ka thënë: “Njerëzit e pavlerë jetojnë vetëm për të ngrënë dhe për të pirë; njerëzit me vlerë hanë dhe pinë vetëm për të jetuar”. Kjo ishte mënyra e Sokratit për të thënë se të jetosh për kënaqësi është si një formë porosie për budallenjtë. E keni menduar ndonjëherë se pse shumë njerëz të pasur janë jo të lumtur? Sepse suksesi pa një kuptim është i kotë.
Disiplina nuk duhet të jetë e ashpër
Shpesh dëgjojmë të thuhet se disiplina është diçka që domosdoshmërisht lidhet me rreptësinë dhe aphpërsinë. Madje edhe vetë mendojmë se disiplina është e tillë, sepse e kemi bindur veten që disiplina është e ashpër dhe ndëshkuese. Disiplina të ndihmon të organizohesh më mirë dhe t’i sistemosh gjërat siç duhet, ndaj diçka që të ndihmon, mund të duket e ashpër në fillim, por frytet e saj i jep më të ëmbla me kalimin e kohës.
Dashuria e vërtetë është përgjigjia
Kush nuk e di refrenin e famshëm të Beatles: “All you need is love, all you need is love”(dashuria është gjithçka që të duhet) etj. Mendo vetëm këtë: Dashuria është përgjigja pothuajse për çdo problem që bota ka hasur, apo do të hasë. Tani mbetet në dorën tonë që t’i japim fund luftës, urisë, varfërisë, diskriminimit dhe urrejtjes.
Ti nuk je vetëm
Çfarëdo lloj gjëje që të jesh duke kaluar, ti nuk je vetëm. Mos u ndje sikur je vetëm, sepse përherë ke për të pasur pranë një mik, një familjar, një person që të do, ose nëse nuk i ke këta, do të kesh Zotin përkrah. Duhet të kuptosh se ekziston dikush që do të dëgjojë gjithçka rreth teje, sidomos kur gjërat po shkojnë keq për të të ndihmuar. Sigurohu që ta gjesh se kush është ky person dhe do ta shohësh se jeta jote do të ndryshojë tërësisht.
Rëndësi ka fundi
Nuk ka rëndësi rruga që ndjek, rëndësi ka fundi. Kjo është një nga klishetë më të dëgjuara nga të gjithë dhe është plotësisht e vërtetë. Mund të duket si e pamundur diçka që dëshiron të arrish, por nëse përpiqesh fort për ta arritur, mund ta arrish dhe do ta kuptosh se sa shumë ia ka vlejtur gjithçka. Fundi është ai që do të motivojë drejt realizimit të gjithçkaje tjetër që dëshiron. (Lexo.al)