• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mendo Politikisht”, qëndrimet mbi LGBTI të PS, LSI dhe LIBRA

by A R
20/06/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të projektit Mendo Politikisht është analizuar qasja ndaj çështjeve të komunitetit LGBTI në programet e disa prej partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Partitë e përzgjedhura janë: Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Republikane, Lista e Barabartë, Sfida për Shqipërinë, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar.

Çfarë është nisma “Mendo Politikisht”?

“Mendo Politikisht” synon të inkurajojë komunitetin LGBTI të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017, i pajisur me informacion të detajuar mbi qëndrimet që partitë politike kanë mbi çështjet e këtij komuniteti. Sipas studimeve botërore 2 – 12% e popullsisë së një vendi i përket komunitetit LGBTI. Të dhënat zyrtare të KQZ tregojnë se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri numri i votuesve të regjistruar ishte 3.271.885 nga të cilët rreth 110.000 janë pjesëtarë të komunitetit LGBTI.

Çështjet LGBTI në programet e partive PS, LSI dhe LIBRA

Fillimisht duhet thënë se në këtë fushatë elektorale, pjesa më e madhe e partive nuk kanë publikuar programe të mirëfillta. Nga monitorimi i realizuar në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, rezulton se në faqet zyrtare të partive gjenden të dhëna si statuti, qëndrime dhe plane në lidhje me çështje të ndryshme, por jo programe të plota politike.

Lëvizja Socialiste për Integrim

Në faqen zyrtare të LSI janë publikuar një program për arsimin dhe një plan për zhvillimin ekonomik.

Në sesionin “Pasqyrë e Aktualitetit Shqiptar” të programit të LSI për arsimin, pasqyrohen kritika rreth gjendjes aktuale të institucioneve dhe politikave arsimore. Programi përmend përciptazi çështje të të drejtave të njeriut kur premton shanse të barabarta në arsim dhe mbështetje për komunitetin rom. Por në këtë program mungon vizioni për t’i bërë shkollat një ambient të sigurt dhe të mbrojtur nga fenomeni i bullizmit, që do të ishte një çështje me rëndësi për të rinjtë LGBTI.

Nëse do të marrim në analizë qëndrimin e LSI ndaj çështjeve të komunitetit LGBTI në këtë 4-vjeçar, vlen të përmendet se ish-Ministri i Drejtësisë i propozuar nga LSI Z. Nasip Naço, ka bllokuar nismën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të amenduar nenin 163 që ripërkufizon konceptin e bashkëjetesës në Kodin e Familjes. Edhe pse  në jurisprudencën ndërkombëtare dhe në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta për jetë familjare (jo përkufizimi për martesën) është një e drejtë themelore e njeriut, qëndrimi i Ministrit Naço ishte se kjo e drejtë e njeriut “nuk është prioritet”.

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, i kanë dërguar Lëvizjes Socialiste për Integrim një kërkesë për informacion rreth qëndrimeve dhe parashikimeve për çështje të ndjeshme për komunitetin LGBTI si: e drejta për bashkëjetesë, e drejta për akses të barabartë në shëndetësi për komunitetin transgjinor, angazhimi për implementimin e Planit Kombëtar për personat LGBTI 2016-2020, masat parandaluese për dhunën në familje, politikat kundër diskriminimit në sistemin arsimor dhe ambientet e punës etj.
Kjo kërkesë ende nuk ka marrë një përgjigje nga ana e kësaj force politike.

Partia Socialiste

Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste programi i fundit i publikuar është i ndarë në 4 kapituj: Rimëkëmbje e Ekonomisë, Ripërtëritje Shoqërisë, Rivendosje e Demokracisë dhe Ribashkim me Evropën. Një tjetër rubrikë e quajtur “Reformat” paraqet në mënyrë të përmbledhur përmes broshurave, informacion mbi reformat e ndërmarra në këtë 4-vjeçar, megjithatë duhet thënë se të dhënat në faqen “Programi” në shumë raste janë të ngjashme me ato vitit 2013.

Në sesionin “Ripërtëritja Shoqërore” të këtij programi theksohet ofrimi i shërbimeve publike cilësore pavarësisht orientimi seksual.

Në rubrikën “Reformat” të publikuar në faqen e saj zyrtare ka listuar angazhimin dhe zotimet për rininë. Mes tyre përmendet fuqizimi i Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit, nxitje për edukimin dhe punësimin e të rinjve romë, por nuk ka asnjë angazhim specifik drejtuar të rinjve LGBTI.

Në një takim me përfaqësues të partisë socialiste, aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT u informuan se në programin e ri të Partisë Socialiste janë integruar terminologji dhe politika të reja kundër diskriminimit si koncepti i “punësimit të ndershëm” i cili nënkupton mos diskriminimin në paga dhe trajtim të barabartë në vendin e punës. Si edhe plani për të krijuar 61 qendra për këshillimin e karrierës dhe strehëza për fëmijët e abuzuar në secilën nga njësitë vendore, nga të cilat mund të përfitojnë edhe të rinjtë LGBT.

Lista e Barabartë (LIBRA)

Në Manifestin e publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie thuhet: “LIBRA nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, pasurisë, moshës, përkatësisë fetare, orientimit seksual apo bindjeve të mëparshme politike dhe do të inkurajojë dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj politike”.

Në kuadër të projektit “Mendo Politikisht”, aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTI zhvilluan një takim me përfaqësuesen e LIBRA, Mimoza Hafizi. Ajo u shpreh se LIBRA e ka vendosur barazinë mes njerëzve në themelin e organizatës.

Hafizi i konsideron të drejtat e komunitetit LGBTI si një çështje themelore, qëndrimet rreth të cilës duhet të mbahen me votim anëtarësie. Ajo u shpreh e gatshme për të nisur një debat me 12.000 anëtarët e LIBRA, ku të përqasen argumentet dhe të votohet mbi qëndrimet për çështjet me rëndësi për komunitetin LGBT.

*Në vazhdim “Mendo Politikisht” do të publikojë edhe qëndrimet e partive të tjera të monitoruara rreth çështjeve LGBTI.

Next Post
Gjuha shqipe në Maqedoni s’është në listën e prioriteteve të qeverisë së Zaevit

Gjuha shqipe në Maqedoni s’është në listën e prioriteteve të qeverisë së Zaevit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

January 22, 2026
“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In