Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se diskutimet ishin pozitive me ata që krijuan vaksinën e dytë kandidate ruse kundër COVID-19.
“Ne do të kemi një mendim mbi vaksinën vetëm kur të shohim rezultatet e provave klinike të fazës 3”, tha Zyrtari Kryesor i Shkencës i OBSH Somia Swaminathan, në një konferencë shtypi në Gjenevë.
Vaksina e dytë ruse quhet EpiVacKorona dhe u zhvillua nga Qendra Shkencore Vektor për Virologjinë dhe Epidemiologjinë në Novosibirsk.
g.kosovari