• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mendësia e dhunës!

by Java News
19/02/2019 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Hashorva/

Ndonëse për Berishën humbja gjithnjë është fitore, të gjithë e kuptuan se mbyllja e protestës së dhunshme e 16 shkurtit 2019, e cila mund të quhet fare mirë kryengritje dhe jo protestë, pasi qëllimi i saj ishte rrëzimi i qeverisë aktuale dhe zëvendësimi i saj me një tjetër dhe, prandaj, duhej trajtuar si e tillë, ishte nga dështimet më të turpshme të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, organizatorit të saj, por mjerisht këtë gjë nuk e kuptoi as partia, as Saliu, as aleatët e tyre dhe as mbështetësit e tyre.

Në vitin 1924 Hitleri organizoi një puç për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të Gjermanisë së atëhershme. Puçi u shtyp dhe Hitlerit më 26 shkurt të vitit 1924 iu bë gjyqi dhe u burgos. Burgu ia solli mend në krye Hitlerit dhe ai kuptoi së në një vend demokratik nuk mund ta merrje pushtetin me dhunë. Ai hoqi dorë nga dhuna, ndryshoi krejtësisht politikën e tij dhe në vitin 1933, në mënyrë demokratike, pra me vota, arriti të bëhej kancelar i Gjermanisë. Ne këtë gjë nuk arritëm ta kuptonim as atëherë e nuk e kuptojmë edhe sot që për ato që bëri Sali Berisha në vitet 1997-1998 e më tej, ishin dhe janë të mjafta për ta nxjerrë atë një herë e mirë jo nga politika shqiptare, por krejtësisht nga jeta shqiptare.

Partia Demokratike e Sali Berishës e vënë e tëra nën komandën e tij, dhunën e ka në bazë të politikës së saj dhe, ndonëse me emër “Demokratike”, ka kohë që do ta marrë pushtetin me metoda jo demokratike, me metoda dhune. Ka kohë që ajo parti shpif dhe përsërit lloj-lloj gënjeshtrash banale për pozitën që, edhe për një njeri me gjysmë mendje nuk mund të pranohen por, duke i përsëritur pa pushim e vend e pavend, ka arritur të bindë një numër njerëzish që ato që thotë ajo janë të vërteta dhe se Edi Rama dhe qeveria e tij duhen rrëzuar me çdo mjet dhe mjeti i vetëm për të ka mbetur dhuna, qoftë në parlament e qoftë në rrugë.

E ngjashme me Partinë Komuniste Shqiptare që u fsheh pas Frontit Demokratik për t’u dukur si parti e të gjithë popullit, edhe Partia Demokratike i vuri emrin kryengritjes së saj “Protestë Popullore” se me demek i gjithë populli shqiptar qenka bindur nga ato që thotë ajo parti, se është revoltuar nga qeverisja e keqe e Edi Ramës, e cila mund të ketë vërtet një qind të meta por, a nuk ka parë ai popull edhe qeveritë e Sali Berishës që kanë qenë shumë më të këqija dhe tani mezi pritka të rrëzojë Edi Ramën dhe të vërë në vend të tij Lul Bashën e Saliut?

Sali Berisha duhet ta heqë një herë përgjithmonë mendimin se mund të vijë në pushtet pa zgjedhje por, mjerisht, atë e urdhëron instinkti i tij, instinkti i dhunës, prej së cilit ai nuk ka fuqi të heqë dorë. Nga ana tjetër ai e kupton se ashtu siç e ka katandisur ai atë parti, ajo parti është pa të ardhme dhe nuk vjen dot në pushtet as me zgjedhje, siç erdhi Hitleri. Partia Demokratike, dikur parti e shpresës për shumë shqiptarë, pak e nga pak largoi prej saj të gjithë ata që patën njëfarë vlere e njëfarë personaliteti, që mund të jepnin ndonjë kontribut të vlefshëm, dhe e ka lënë tashti në dorë Bashës, Palokës, Nokës, Salianjit, Balliun e të tjerëve të ngjashëm dhe me aleat politik LSI-në e Monës, me atë parti që, po të mos kishin ndërhyrë amerikanët ca kohë më parë, njerëzit e saj do të vazhdonin të dilnin edhe sot në atë “protestë” me shallin e kuq në qafë, siç dilnin dikur në festat e brigadave.

Partia Demokratike është transformuar sot në një parti që nuk ka asnjë ide e asnjë ideal, por punon e lufton vetëm për të mbrojtur interesat e Sali Berishës dhe familjes së tij. Ajo sot nuk ka një shtresë të caktuar dhe të qëndrueshme njerëzish që ta mbrojnë atë dhe që ajo t’i mbrojë ata, ajo nuk ka më përkrahëse të saj shtresën e djathtë, të cilën ajo e tradhtoi që në ditët e para të krijimit të saj si dhe partitë e djathta tradicionale që ajo i shkatërrojë të gjitha, duke i çarë dhe përçarë, aq sa sot ato janë katandisur në kufoma që nuk u ka mbetur asnjë rol për të luajtur.

Të djathtët e vërtetë shqiptarë, pak nga pak e njohën atë parti, e kuptuan se ajo nuk mbronte interesat e saj, përkundrazi, ishte për ta më e dëmshme dhe më e rrezikshme se partitë e majta dhe u larguan prej saj. Sot ajo parti ka vetëm një shtresë ndjekësish dhe simpatizantësh të përbërë prej lloj-lloj aventurierësh, oportunistësh, interesaxhinjsh, kriminelësh, halabakësh, injorantësh, destruktivësh, vandalësh e rrugaçësh, por jo të djathtësh të vërtetë, që i mbledh anë e kënd Shqipërisë e i sjell në Tiranë vetëm për të ushtruar dhunë.

Ajo parti, që të ketë të ardhme, duhet të riorganizohet krejtësisht, të largojë Sali Berishën dhe të ndryshojë plotësisht politikën e saj, për t’u bërë vërtet një parti e djathtë demokratike, përndryshe, ajo sot i ngjan një të sëmuri të degraduar psikik që vuan nga halucinacionet dhe nga ankthi kronik i marrjes së pushtetit dhe bën marrëzira duke shkuar poshtë e më poshtë e nga një budallallëk në një tjetër si ky që po bën tashti me djegien e mandateve, veprim që as vetë nuk di se ku do e çojë e ç’do të përfitojë.

(Nju Jork)

Next Post
FOTOT/ Aleatët e Bashës e marrin me të qeshur djegien e mandateve

VIDEO/ Ironia në rrjetet sociale me djegien e mandateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In