• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Menaxhimi me probleme”/ Rama replikon me përfaqësuesin e biznesit: Folklor! S’prodhojmë dot energji sa na duhet

by Java News
09/09/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti me bindje se Shqipëria nuk prodhon dot energji aq sa i duhet për konsum. Në takimin me dhomat e biznesit, një prej përfaqësuesve i deklaroi kryeministrit të kundërtën, duke thënë se sistemi energjetik shqiptar ka kapacitet të instaluar 20% më shumë seç konsumojmë. Por kjo u hodh poshtë nga Rama, i cili tha se është e pavërtetë.

Kreu i qeverisë mohoi gjithashtu se sistemi energjetik është keqmenaxhuar. Sipas tij zgjidhje kësaj situate do t’i japë ndërtimi i Skavicës.

Replikat:

Përfaqësuesi i biznesit: Sistemi energjetik shqiptar ka kapacitet të instaluar 20% më shumë seç konsumojmë

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë

Përfaqësuesi i biznesit: Unë kështu e di…

Edi Rama: Ky nuk është opinion. E kuptova bazën e arsyetimit.

Përfaqësuesi i biznesit: E dyta është fakti që menaxhimi i sistemit ka problematika. Duke filluar nga 2021 ju e keni të qartë që problematikat janë të mëdha.

Edi Rama: Falë menaxhimit të sistemit ne po i mbijetojmë goditjes. Ka shumë folklor në këtë temë. Shqipëria nuk prodhim edhe në ditën e vet më të mirë, në 2011 që ka qenë viti me reshje më të larta, Shqipëria nuk e ka prodhuar të gjithë energjinë që konsumon. Ky nuk është opinion, por fakt. Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet ti nënshtrohet logjikës së çmimeve të rritura në mënyrë katastrofike. Ajo që po bëjmë është pikërisht zbatimi hap pas hapi i një programi për ta pavarësuar Shqipërinë në aspektin energjetike dhe për ta kthyer në një vend eksportues neto të energjisë. Për këtë arsye po ecim me ndërtimin e  Skavicës. Mungesa e Skavicës është një nga arsyet që nuk jemi të pavarur në aspektin energjetik. Ne kemi shumë më pak sesa nevoja. Me Skavicën do të optimizojmë kaskadën tonë kryesore. Nuk do të derdhim ujë nëpër fusha kur diga vihet në rrezik për shkak të mbushjes dhe nuk do të dalim as sa dalim në periudhën e thatë sepse do të përdorim ujin e mbledhur gjatë dimrit.

g.kosovari

Next Post
“Të gjesh naftën është gjeopolitikë”, Rama: Po kërkojmë ndërtimin e një rafinerie të re

"Të gjesh naftën është gjeopolitikë", Rama: Po kërkojmë ndërtimin e një rafinerie të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In