• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Menaxhimi i riskut, qeveria afron emetimin e bondeve me vlerë 500 mln euro

by Java News
03/07/2018 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare hapi thirrje për banka nënshkruese të emetimit të bondeve të reja sovrane me vlerë 500 milionë euro dy vjet para maturimit të bondeve ekzistuese me synimin për të shmangur rrezikun e mungesës së likuiditetit kur bondet ekzistuese të maturohen në vitin 2020.

Nga Gjergj Erebara

Qeveria dërgoi ftesën për ofertë [link] te një numër i paidentifikuar bankash ndërkombëtare për të kërkuar për nënshkrim të bondeve të reja dhe konsulencë për menaxhimin e procesit dhe të procesit të likuidimit të bondeve ekzistuese.

Sipas dokumentit të thirrjes, të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, synimi i garës është emerimi i një eurobondi brenda këtij viti në tregjet ndërkombëtare dhe blerja e një pjese të bondeve ekzistuese në euro, të cilat maturohen në vitin 2020.

Shqipëria emetoi bondet e para në euro në vitin 2010 në masën 300 milionë euro dhe me interes 7.6%. Arsyeja e emetimit ishte shlyerja e një kredie shumë të kushtueshme të marra në disa banka ndërkombëtare si dhe mbulimi i deficiteve të larta buxhetore të atyre viteve.

Në vitin 2015, kur erdhi koha për të shlyer bondet e vitit 2010, Shqipëria u vu në vështirësi, pasi 300 milionë euro janë një shumë relativisht e lartë për t’u akumuluar në një shumë të vetme dhe qeveria nuk kishte menduar për diversifikimin në kohë të bondeve sovrane. Për të zgjidhur problemin, Banka Botërore ofroi një garanci të përkohshme për të bindur investitorët që të blinin bondet shqiptare, në një kohë kur kriza greke kishte shkaktuar rritje të kostove të borxheve të vendeve si Shqipëria.

Gjithsesi, ura e krijuar nga garancia e Bankës Botërore mundësoi që Shqipëria të emetonte 450 milionë euro bonde sovrane në nëntor 2015 me interes 5.75% në vit.

Problemi është se bondet aktuale do të duhet të shlyhen në nëntor të vitit 2020 dhe për këtë arsye, Ministria e Financave ka vendosur të afrojë emetimin e bondit të ri dhe t’i përdorë paratë pjesërisht për të riblerë para kohe bondet e emetuara më 2015 dhe pjesërisht për të mbuluar nevojat financiare të qeverisë. Një objektiv tjetër i thirrjes është “diversifikimi i bazës së investirorëve dhe mbulimi paraprak i nevojave të ardhshme të financimit”. Ministria e Financave kërkon gjithashtu që të shihet mundësia e emetimit të bondeve me afat maturimi më të gjatë se pesë vjet. Kërkohet gjithashtu eksplorimi i opsioneve të ndryshme diversifikuese si emetimi i bondeve me amortizim, (lloj bondi ku bashkë me interesat shlyhet edhe një pjesë e principalit apo shkëmbimin e bondeve ekzistuese me bonde të reja.

Bondet aktuale të qeverisë shqiptare shiten përkundrejt 109% të çmimit nominal në tregun sekondar gjë që nënkupton një normë kthimi vjetore prej 1.62% për blerësit e rinj.

Bondet sovrane të Shqipërisë emetohen në njësi minimale prej 50 mijë euro. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë bonde të tilla nga emetimi fillestar ndërsa disa banka të nivelit të dytë si dhe një fond investimi kanë blerë në vitin 2015 një pjesë të konsiderueshme të bondeve të emetuara në atë kohë.

ma.me

Next Post
Frenimi i shit-blerjes së votës, kryefjala e punës së komisionit për reformën zgjedhore

Frenimi i shit-blerjes së votës, kryefjala e punës së komisionit për reformën zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In