• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Menaxhimi i Butrintit/ Margariti: S’do jepet me koncesion. Ndërtimi i Teatrit u shty nga kriza e çmimeve

by Java News
27/04/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shuar të gjitha pretendimet se Parku Kombëtar i Butrintit do të jepet me koncesion. Margariti tha në Report Tv se është një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ku qeveria do të jetë partner.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, ministrja shpjegoi detaje nga plani i ri i menaxhimit, ku theksoi se do të vihen në jetë mini-projekte për të përfshirë komunitetin në zonë. Kjo është një nga rekomandimit bazë të UNESCO, duke qenë se Butrinti është pjesë e saj.

“Nuk është koncesion, menaxhimi Butrintit kalon në një fondacion të posaçëm me fondin amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës. Fondi është një doantor ashtu siç mirëpresim donatorë të tjerë. Biletaria elektronike, 10 site janë përmirësuar falë kontributit të fondi amerikan për zhvillim. Prezenca e fondit ka qenë edhe më parë në Butrint. Nuk ka asnjë lloj sekreti siç u shua për elementë që nuk i bëhen me dije publikut. Parku Kombëtar i Butrinit është pasuri kulturore botërore dhe si e tillë i parashtrohet edhe disa rekomandimeve të UNESCO. Plani Krijimi i shtigjeve të reja, aksesueshmërinë nëpërmjet varkave, ka në fokus një element shumë kyç karbon free, ka një qasje ekologjike, në sfidat globale që ndeshemi. Ka elementë të detajuar për restaurimin, por edhe mirëmbajtjes së zonës arkeologjike. Elementi mbështetjes së komunitetit lokal, rekomandim bazë i UNSECO, përfshirja e komunitetit në jetën e përditshme të këtij parku. Krijojë mini projekte për të përfshirë komunitetin edhe në formë grantesh. Do kemi edhe më shumë staf se do shtojmë personel, udhërrëfyes, ura bashkëpunimi me komunitetin”, tha Margariti në Report Tv.

Margariti tha se do të nisë restaurimi i Muzeut Etnografik të Krujës, por edhe muzeut në Kavajë. Ajo shtoi se një projekt i ri është edhe muzeu hebraik që do të ndërtohet në Vlorë, i cili do të tregojë për jetën e vështirë të hebrenjve, por do të nxjerrë në pah edhe traditat e shqiptarëve si mikpritjen.

“Yuth for Culture, për restaurimin etnografik në Krujë dhe Kavajë. Një nga projektet e reja është Muzeu Hebraik në Vlorë, vjen si një muze për të treguar një histori të shqiptarëve, një histori të hebrenjve në ato ditë të vështira. Një studio izraelit e ka fituar presim fundvitin për projektin e plotë”, tha Ministrja.

Projekti dhe buxheti për ndërtimin e teatrit Kombëtar janë gati tha ministrja, por theksoi se ndërtimi është pezulluar për shkak të krizës së çmimeve që ka goditur vendin.

Ministrja u ndal edhe në nismën ‘Javët ndërkombëtare të Kulturës’ e cila tha se do të zgjasë deri në muajin nëntor. Ajo bëri me dije se vitin tjetër kjo nismë do të nisë më herët që në muajin janar ose shkurt. Margariti tha se koncertet dhe festivalet do të shtrihen edhe në zonat rurale.

g.kosovari

 

Next Post
Dritan Abazoviç: Nesër do të mësojmë nëse qeveria e Malit të Zi do të bjerë

Dritan Abazoviç prezanton emrat e ministrave të qeverisë malazeze, dy prej tyre shqiptarë. Lista e anëtarëve të kabinetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In