• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Menaxherja e BB në Shqipëri: Ndryshimet e shpeshta fiskale të dëmshme

by Lorenc Vangjeli
12/01/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore (BB) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.4% në vitin 2016. Menaxherja e zyrës së BB në Shqipëri, Tahseen Sayed, thotë në një intervistë për Monitor, se rritja pritet të udhëhiqet nga industria, që do të përfitojë nga projektet e mëdha të infrastrukturës, që tashmë kanë filluar, të tilla si gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll. Ajo vlerëson aksionin anti-informalitet, por rekomandon që të rritet transparenca dhe drejtësia në procedurat e taksave dhe zbatimin e tyre, duke shmangur ndryshimet e shpeshta në politikat e taksave, duke thjeshtuar kuadrin e taksave dhe duke modernizuar administratën.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për rritjen ekonomike në 2016 në Shqipëri? Cilat janë mundësitë dhe rreziqet?

Rritja pritet të vazhdojë në trajektoren ngjitëse në 2016-n në Shqipëri, duke iu afruar 3.4%. Rritja e investimeve të sektorit privat pritet që të udhëheqë këtë zgjerim, i nxitur nga disa investime të mëdha në projekt e infrastrukturës dhe industriale, dhe në një masë më të ulët, nga përmirësimi i kushteve të financimit në sistemin bankar. Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e saj të konsolidimit fiskal gjatë afatit të mesëm, në mënyrë që të reduktojnë nivelin e borxhit publik ndaj prodhimit të brendshëm bruto poshtë 60% përgjatë 4 viteve të ardhshme, ndërsa përmirëson menaxhimin e financave publike dhe rrit eficiencën e shpenzimeve publike. Vazhdimi i zbatimit të reformave në sektorin e enenrgjisë, sektorin financiar dhe klimën e biznesit mbeten kritike për rigjallërimin e rritjes së vendit dhe stabilitetin fiskal. Zhvillimet në ekonomitë partnere dhe çmimet ndërkombëtare të produkteve ende ofrojnë rreziqe për pozicionin e jashtëm të vendit dhe rritjen e të ardhurave.

Cilët janë sektorët që pritet të udhëheqin këtë rritje ekonomike?

Rritja pritet të udhëhiqet nga industria, që do të përfitojë nga projektet e mëdha të infrastrukturës, që tashmë kanë filluar, të tilla si gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i hidrocentralit në lumin Devoll. Për më tepër, një përmirësim i përgjithshëm në klimën e biznesit dhe një forcim i sistemit financiar ofrojnë një bazë për një rritje më të gjerë.

Çfarë ndikimi do të kenë masat kundër informalitetit në të ardhurat nga taksat, dhe gjithashtu në mjedisin për bizneset dhe tendencat e konsumit?

Nga reformat anti-informalitet pritet të përfitojnë jo vetëm llogaritë e qeverisë por gjithashtu dhe komuniteti i biznesit në përgjithësi, pasi do të vendoset një konkurrencë e drejtë mes lojtarëve të tregut. Reforma gjithashtu do të ndihmojë për të rritur aftësinë e qeverisë për të hartuar politika të mirë informuara, veçanërisht në ato sektorë ku infomaliteti ka qenë tradicionalisht i lartë. Ndërsa ka fitime të rëndësishme nga ndryshimi i sjelljes në sektorin privat, të cilat kjo reformë i synon, efektet e kësaj reforme mund të forcohen më tej duke rritur transparencën dhe drejtësinë në procedurat e taksave dhe zbatimin e tyre, duke shmangur ndryshimet e shpeshta në politikat e taksave, duke thjeshtuar kuadrin e taksave dhe duke modernizuar administratën.

Gjithmonë e më tepër dëgjojmë mbi nevojën e krijimit të një modeli të ri ekonomik, ndërkohë që burimet aktuale të rritjes ekonomike po pakësohen. Cilat janë rekomandime tuaja, ku dhe si duhet të fokusohet qeveria?

Ne besojmë se Shqipëria ka një potencial të lartë rritjeje, nëse marrim në konsideratë pozicionin e saj gjeografik dhe strukturën e popullsisë. Ka gjithashtu disa pengesa që ndikojnë në përdorimin eficient të avantazheve krahasuese të vendit. Ne, si Bankë Botërore, jemi të angazhuar në fusha kyçe për të ndihmuar qeverinë të tejkalojë këto pengesa. Këto përfshijnë stabilizimin makro dhe atë fiskal, heqjen e pengesave për përdorimin e tokës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe fuqizimin e shërbimit të sektorit publik.

Qeveria parashikon të dalë në vitin 2016 me balancë primare pozitive. Sa të arritshëm e shikoni këtë objektiv dhe planet e qeverisë për konsolidimin fiskal afatmesëm?
Ne besojmë se kuadri fiskal për vitin 2016 është realist dhe i mundëson vendit të arrijë reduktimin e synuar të normës së borxhit publik. Përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave dhe fuqizimi i menaxhimit të investimeve publike mund të ndihmojë në ruajtjen e konsolidimit fiskal afatmesëm dhe të zvogëlojë efektet e tij të padëshiruara.

Next Post

Partizani, akord me brazilianin Felipe Gomes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali. Makina u shkrumbua nga flakët

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali. Makina u shkrumbua nga flakët

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

9 viktima dhe 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada, Begaj: Dënojmë çdo akt dhune që merr jetë njerëzore

February 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

February 11, 2026
Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In