Ledian Memushaj, i karakterizuar edhe nga sensi i tij i humorit, ka vënë nga një pseudonim ose sinonim për një pjesë të shokëve të Kombëtares. “Të gjithë i kam miq të mirë dhe ata më njohin. E dinë që nuk janë dashakeqëse, por batuta. Gjithsesi, do mundohem t’ua gjej shumë të përafërta”, u shpreh mesfushori vlonjat duke qeshur.
Berisha – Seriozi
Shehi – Më serioz se Berisha
Lila – Simpatiku
Mavraj – Muri (Është shumë i fuqishëm, si mur në qendër të mbrojtjes)
Hysaj – Bimbo (Kështu e thërras, sepse është si vogëlush në fytyrë, por futbollist i jashtëzakonshëm në fushën e lojës)
Ajeti – Tullaci
Cana – Legjendë
Roshi – Harmonia (Pa të në grumbullime, nuk do të qeshnim dot aq shumë. Mban ekipin në harmoni)
Abrashi – “Pitbulli”
Kukeli – I përuluri
Sadiku – Kurnaci. As një kafe nuk të paguan. (qesh)
Cikalleshi – Turku (Që kur ka vajtur në Turqi, ka lënë mjekër)
Balaj – Ivan Drago (Si ai aktori tek ai filmi)
De Biazi – I shqetësuari (Është gjatë gjithë kohës në ankth dhe i shqetësuar para ndeshjeve)
Tramezzani – Bukuroshi (I pëlqen pamja e tij e jashtme)
Panoramasport/d.i.