• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Memoriali i Bllacës, ndërgjegjësim institucional ndaj vuajteve shekullore

by Java News
09/04/2022 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga prof.dr. Skender ASANI

Para 23 viteve, pikërisht në Bllacë , gjeopolitika po shkruante një kapitull të ri në ribërjen e hartës së Ballkanit. Në vend të një narrativi negativ mbi shqiptarët që kishin përvetësuar sallonet diplomatike të Evropës së shekullit 19, pikërisht këtu në Bllacë komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA, NATO dhe BE, po rivendoste për herë të parë një drejtësi të munguar në favor të shqiptarëve.

Rezistenca popullore e udhëhequr nga bijtë dhe bijat më të zgjedhor të kombit, projektoi në vëmendjen diplomatike e ushtarake ndërkombëtare nevojën për të ndërhy në një territor të pushtuar arbitrarisht nga forcat pushtuese serbe. Më 24 mars të vitit 1999 aleanca veriatlantike e NATO-s filloi të veprojë nga ajri, duke hedhur bomba mbi objektet vitale ushtarake e shtetërore të Serbisë, si pika problematike prej ku  buronte fuqia pushtuese e hegjemoniste serbe.

Ishte ky intervenimi i parë në mënyrë kolektive i një aleance Perëndimore ushtarake që si objektiv kishte motivin humanitar për të shpëtuar një popull të tërë nga kthetrat gjenocidale të një politike, e cila nuk po pajtohej vetëm me trajtat e pushtimit, por si synim kishte edhe spastrimin etnik, në shenjë hakmarrjeje ndaj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Kjo ishte edhe arsyeja pse ato ditë të ftohta marsi e prilli të vitit 1999, pikërisht kjo fushëgropë këtu në Bllacë ishte shndërruar në ferr, por edhe në një far gome shpëtimi për një masë të madhe njerëzish që shkonte përtej 400 mijë vetave.

Për të përkujtuar këtë ngjarje, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kishte iniciuar dhe realizuar ngritjen e një Qendre memoriale t, e cila do të përmblidhte në mënyrë simbolike të gjitha kalvaret shqiptare ndër shekuj.

Qendra memoriale e që u ngrit në Bllacë, tashmë është formalizuar si projekt-ide e ITSHKSH dhe ajo iu është dorëzuar qeverive në Shkup e Prishtinë. Senzibilizimi i publikut perms vizitave të shumta, është pjesë e strategjisë së kësaj Qendreje, aty ku vizitorët e shumtë do të kenë rastin të shohin nga afër reliktet e një zhvendosjeje, duke filluar nga treni e deri te gjësendet e zakonshme të të ikurve, dhe të gjitha këto në funskion të konsoldimit të procesit të shtetndërtimit të Kosovës.

Për ta bërë më kuptimplote edhe vizuelisht, më 10 prill 2021, në 23 vjetorin e dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave pushtuese serbe në muajt mars, prill të vitit 1999,   në Qendrën përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit u inaugurua “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”. Ky Memorial përbën në vete një strukturë të ideuar artistike e hapësinore ku harmonishëm bashkëjetojnë Muri i Kujtesës,  Parku “Hasan Prishtina” dhe Treni i të zhvendosurve, aty ku dimensioni i sakrificës dhe flijimit popullor, vjen i portretizuar në fytyrën e një gruaje, e cila duke u bërë objekt i një fotografie që bëri xhiron e botës, në fakt, ajo po e ndërkombëtarizonte dimensionin e vuajtjes kolektive të shqiptarëve, si pasojë e trajtave më çoroditëse të spastrimit etnik që atë botë Serbia pe e zbatonte me zell të pakursyer.

Muri i Kujtesës, Parku Hasan Prishtina dhe Treni i të zhvendosurve, tash e tutje i shërbejnë kujtesës sonë, jo vetëm për të freskuar të kaluarën, por për të mësuar edhe hapat nga duhet të shkojmë në të ardhmen. Së pari, duke vendosur një standard të ri në memorimin e të kaluarës, përmes projekteve që afirmon njeriun tonë në mikroplan përmes sakrificës individuale dhe solidarizimit kolektiv dhe përmes politikave shtetërore të cilat do të përpilonin  një strategji unike në formimit e institucioneve muzeale, ku do të konservohej dhe studiohej historia e përpjekjeve titanike të popullit tonë për të ruajtur vazhdimësinë edhe biologjike edhe kombëtare.

Kjo Qendër, gjithsesi do të jetë sublimim i të gjithë kalvareve biblike që iu ndodhën shqiptarëve ndër shekuj, por do të shërbejë edhe si një urë afrimi e komunkimi në me të dy vendeve

Prandaj, është koha që institucionet e Kosovës, parasegjithash, Parlamenti, Qeveria dhe Presidenca, të bëhen pjesë e kësaj fryme që reflekton kjo Qendër, duke e shndërruar atë në një akumulues institucional të memories historike të shqiptarëve.

Në anën tjetër, ITSHKSH, me kapacitetet e veta shkencore e kadrovike, do të jetë mbështetës i fuqishëm i të gjitha ideve e projekteve që kanë si synim ngritjen e një infrastrukture ligjore instituciuonale në zbardhjen e krimeve të kryera ndaj popullit të Kosovës.

Shkup, 05 prill, 2022

 

Next Post
FOTO/ Berisha e lë selinë me qira për… shitje rrobash

FOTO/ Berisha e lë selinë me qira për... shitje rrobash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Operacioni i SPAK, analisti Vangjeli: BKH me frymë tjetër! Bota e politikës, biznesit dhe krimit nuk fle e qetë

September 23, 2026
Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

Kosova pret Irlandën, trajneri Foda konfirmon në konferencë dy mungesa dhe zbulon emrin e kapitenit të ri të skuadrës

September 23, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Magjistratët caktuan pagat e tyre, ish-ministri: Revoltë sindikaliste dhe banditizëm legal!

September 23, 2026
Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

September 23, 2026
Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

September 23, 2026
40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

September 23, 2026
Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com