• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Memorandumet ndërinstitucionale, një praktikë pa bukë

by
21/09/2015 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Përparim Kalo

Para një viti shumëkush duhet të ketë vënë re ngjizjen dhe lindjen e një praktike të veçantë në radhët e institucioneve të shtetit. Ato patëm rastin t’i ndiqnim shpesh në media, tek nënshkruanin memorandume me njëri-tjetrin, si të ishin palë të palidhura, të ndryshme dhe jo palë brenda një pale – shtetit.

Që atëherë nuk dëgjuam më rregullisht lajme për lidhje memorandumesh mirëkuptimi ose bashkëpunimi brenda llojit, por as edhe lajme për fatin e memorandumeve të nëshkruara midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë për luftën kundër krimit!  Por deri para pak ditësh, sepse së fundi u perhap lajmi se Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Prokuroria nënshkruan memorandum për luftën ndaj informalitetit! Ku ka vullnet shtetformues, deklaroi kryeministri Edi Rama, nuk ka asgjë që mund të bëhet pengesë objektive. 

Nga pikëpamja e së drejtës, Memorandumet njihen si instrumente që përmban detyrime paraprake në formën e zotimit. Ai lidhet nga palë të ndryshme, ndërkohë që memorandumi i madh – ai midis popullit dhe qeverisë së zgjedhur prej tij me votë, në këmbim të premtimeve për një jetë më të mirë, e cila sigurisht varet, për mirë a keq, në një shkallë të konsiderueshme edhe nga vjelja e detyrimeve fiskale, pra edhe nga informaliteti, që ndryshe përkthehet evazion fiskal, pra institucioneve të saj është aty sa një mal! Ndërkohë që edhe Kushtetuta dhe ligjet e shtetit janë aty sa një mal!

Një mal me detyrime të përcaktuara në mënyrë të shprehur të cilat një Memorandum jo vetëm që nuk ua shton peshën, por mendoj se ja ul atë, pasi po të arsyetohet fare thjeshtë, mbivendosja e detyrimeve në një dokument të ri, me natyrë bashkëpunimi, i cili nuk renditet si burim i së drejtës në Kushtetutë, veç shton paqartësinë dhe pasigurinë se shteti, institucionet e tij, funksionojnë dhe zgjedhin të veprojnë në përputhje me kushtet e memorandumeve që përcaktojnë vetë, e jo me ato që cakton ligji.

Pyetja që shtrohet në kuadrin e luftës kundër informalitetit, dmth evazionit fiskal, është se a mjafton kuadri ligjor për të parandaluar e ndëshkuar të dyja palët në procesin e fshehjes së të ardhurave ose të kryerjes së veprimtarisë tregtare pa rregulla? A ka mjete për të vënë para drejtësisë të dyja palët pjesëmarrëse në këtë veprimtari? Nëse po, institucionet e shtetit mund t’i përvishen punës në vend që të shpenzojnë kohë për të hartuar, nënshkruar e promovuar praktikën e memorandumeve pa bukë.

Next Post

Pyetjet qesharake gjatë një udhëtimi me avion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

May 19, 2026
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In