• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Memo e Kuvendit: Avokati i Popullit po mban “peng” zgjedhjen e Kryeprokurorit

by A R
07/12/2017 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit mban peng zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke përfshirë politikën shqiptare në një konflikt të panevojshëm si dhe duke ngrirë të gjithë procesin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ky është konstatimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, përcjellë përmes një memoje, drejtuar Komisionit të Ligjeve.

Në memo Gjonçaj thotë se mungesa e anëtarit të pestë që vjen nga shoqëria civile ka bllokuar ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ ky përgjegjës për përzgjedhjen e tre kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm, që përmbushin kriteret e parashikuara në ligjin e ri për prokurorinë.

Më pas, Kuvendi zgjedh një nga tre kandidatët me 3/5 e votave. Në memo sqarohet se që nga data 4 dhjetor 2017, Kuvendi nuk ka asnjë korrespondencë me Komisionin e Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit.

“Për anëtarin e pestë që vjen nga radhët e shoqërisë civile, që nga muaji mars e deri më tani, numri i kandidatëve që i janë përgjigjur thirrjeve për shprehje interesi ka rezultuar nën minimumin ligjor sipas kërkesës ligjore të përcaktuar në nenin 156 pika 1 e ligjit 115/2016, ku kërkohet që Komisioni i Shoqërisë Civile të dërgojë në Kuvend listën e kandarëve, e cila duhet të jetë jo më pak se trefishi i numrit të vendit vakant, pra jo më pak se tre. Për këto arsye, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, me vendim nr. 14 datë 15 nëntor 2017 ka rishpallur thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit për herë të gjashtë, për kandidatët që vijnë nga radhët e shoqërisë civile dhe që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore. Afati për aplikimin e kandidatëve të rinj ka përfunduar në datën 30 nëntor 2017. Sipas përcaktimeve ligjore, organi i ngarkuar me ligj, Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit, duhet të ndjekë procesin pas aplikimeve të kandidatëve për të kryer procedurat e tij verifikuese në plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve. Që më datë 4 dhjetor 2017, Kuvendi nuk ka asnjë korrespondencë zyrtare nga ky komision apo përcjellje listash të kandidatëve të mundshëm për këtë vend vakant. Për sa më sipër rezulton se KLP nuk është krijuar ende si organ”, thuhet në memon e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Kandidatët e tjerë
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, informon Komisionin e Ligjeve mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të tjerë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Aktualisht ka përfunduar procesi i vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të kandidatëve për KLP nga avokatia dhe trupa e pedagogëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në përfundim të procesit të verifikimit, bazuar në pikën 9 të nenit 35 dhe pikur 4 të nenit 287 të ligjit 115/2016, i ka përcjellë Komisionit të Ligjeve, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore, listën e kandidatëve që përjashtohen për arsye të mosplotësimit të kushteve ligjore, dokumentacionin për secilin kandidat si dhe raportin e vlerësimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në memo. /Shqiptarja.com/b.d

Next Post
Cristiano Ronaldo vendos sërish rekord në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo vendos sërish rekord në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In