Policia e Memaliajt ka asgjësuar 5230 rrënjë kanabis sativa, në kuadër të vijimit të aksionet, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
“Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit ,në vendin e quajtur “Fushat e Shalësit”, fshati Shalës , bashkia Memaliaj ,janë gjetur dhe asgjësuar 5230 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.” Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.