• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Mema para derbit: Tirana do t’u dhurojë tifozëve fitoren, Partizani ende jo kampion

by Aalison Pearse Stevens
11/05/2019 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri Tiranes, Ardian Mema, ka folur ne prag te duelit te neserm derbi kunder Partizanit.

ANA PSIKOLOGJIKE DHE PRESIONI I DERBIT – “Si anë psikologjike është e mirë, pasi vijmë nga dy fitore radhazi. Presioni në derbi është gjithmonë. Sido që të ishte renditja do të kishte presion. Është ndeshje historike dhe janë dy ekipe të mëdha.”

LUMTURIA E PRISHJES SË FESTËS SË PARTIZANIT – “Ne lumturohemi nga rezultati jonë. Nuk më shqetëson pjesa e kundërshtarit. I bëj yzmet punës dhe ekipit tim. Nuk luajmë për të prishur festën e Partizanit, por për veten tonë. Kemi problemet tona dhe janë evidente.”

FITORJA NË DERBI – “Tirana ka kohë që nuk fiton ndaj Partizanit dhe do të ishte një dhuratë për këtë fund sezoni për tifozët.”

EKIPI – “Kam qenë duke bërë analizën me skuadrën. Problemet kanë qenë evidente, siç i kam parë në fushë. Duhet të bëjmë riparimet e duhura, pa parë kundërshtarin. Nëse skuadra jonë do luante me përqendrim, nuk do flisnim fare për mbijetesën tani. Duhet një analizë edhe për vetë lojtarët, që të përmirësohen dhe të bëjnë përpara, ashtu si duhet të bëj unë analizë për veten dhe klubin.”

ALBAN HOXHA NUK DO RËNIEN E TIRANËS – “Po të ishim në role të kundërta, edhe unë ashtu do thosha. Tirana e Partizani, përtej rivalitetit në derbi, kanë bërë historinë e njëra-tjetrës. Historia shkruhet nëpërmjet fakteve dhe dueleve ndër vite, Partizani-Tirana ka qenë ndër më të mëdhenjtë.”

PËRZGJEDHJET E LOJTARËVE DHE MERKATOJA E TIRANËS – “Në fund të sezonit do të bëhet një analizë e thellë, për të kuptuar gabimet që kemi bërë dhe për të mos i bërë në të ardhmen.”

MUNGESAT E PARTIZANIT – “Ka goxha elemente të mirë, përtej mungesave, që janë shumë të rëndësishme. Mensah e doja në janar, por nuk u arrit marrëveshja. Po ashtu, Asani është lojtar që më pëlqen shumë, ashtu si Telushi. Është favor për Tiranën që Partizani ka këto mungesa dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment.”

TIRANA SHPESH FAVORITE NË DERBI, POR ASNJË FITORE PREJ VITESH – “Nuk e di këtë, është subjektive. Këtë vit kemi humbur një derbi që nuk duhej ta humbnim, kemi barazuar në një ndeshje që mund ta fitonim. Fjala favorit në derbi nuk ka shumë vlerë, mendoj se përqendrimi maksimal jep rezultat në derbi. Nuk ka favoritë, është presion artificial kur flitet për favoritë ose jo. Karikimi është i detyruar, por favoritin e vendos fusha. Jemi duke luajtur mirë prej disa ndeshjesh, duke përfshirë ndeshjet ndaj Luftëtarit, që e ka mundur bindshëm Partizanin. Kemi gabuar në disa momente në mbrojtje, si shpesh këtë sezon, por nesër ekipi do jetë i karikuar mirë, vetëvetiu, pa qenë nevoja të flas unë.

PARTIZANI THUAJSE KAMPION, FAVOR PËR TIRANËN? – “Nuk e mendoj kështu, Partizani ka kalendar shumë të vështirë dhe nuk pres asnjë dhuratë. Tiranës nuk i ka falur askush asgjë, nuk pres të ndryshojë gjë. Kemi Partizanin dhe Kastriotin përpara, këto janë finalet tona. Nëse dalim mirë në këto dy ndeshje, gjithçka merr për mbarë dhe do të mendojmë më pas për finalen e kupës, që është mundësia e madhe për të shkuar në kupat e Europës. / i.h

Next Post
“Kievi të angazhohet në dialog me rajonet separatiste në lindje”

"Kievi të angazhohet në dialog me rajonet separatiste në lindje"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In