Autoritetet e Bashkimit Evropian duhet të marrin në konsideratë një pezullim të përkohshëm të rregullave të deficitit buxhetor nëse lufta SHBA-Izrael kundër Iranit përshkallezohet.
Kështu u shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni para parlamentit të vendit të saj.
“Nëse kriza e Lindjes së Mesme do të përjetonte një përshkallëzim të ri, ne duhet ta shqyrtojmë seriozisht çështjen e një përgjigjeje evropiane jo të ndryshme në qasje dhe mjete nga ajo e vendosur në përgjigje të pandemisë së Covid-19. Në këtë rast, ne besojmë se nuk duhet të jetë tabu të diskutohet një pezullim i përkohshëm i mundshëm i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes. Jo një heqje dorë për shtetet anëtare individuale, por një masë e përgjithshme.”
Meloni tha gjithashtu se qeveria e saj ishte e gatshme të merrte çdo masë të mundshme për të parandaluar spekulimet e mundshme mbi çmimet e energjisë, duke përfshirë vendosjen e taksave mbi të ardhurat e papritura për kompanitë e energjisë.
Anëtarët e BE-së janë të detyruar nga rregullat e shpenzimeve që i detyrojnë ata të mbajnë deficitin publik nën 3 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe borxhin në 60 përqind të tij, por BE-ja mund t’i pezullojë rregullat në rrethana dhe kriza të jashtëzakonshme.
Mes viteve 2020- 2023, BE-ja aktivizoi të ashtuquajturën ‘klauzolë të përgjithshme shpëtimi’ për të pezulluar rregullat e buxhetit dhe për t’u lejuar shteteve anëtare t’i përgjigjen pandemisë COVID-19, e cila kishte shkaktuar bllokime dhe rënie ekonomike në vendet e bllokut BE-së mbylljen e kufijve të Evropës.











