• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

by A R
26/03/2026 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, dha një ditë më parë dorëheqjen me kërkesë të kryeministres Giorgia Meloni, pas humbjes së qeverisë në referendumin e tre ditëve më parë për reformën në drejtësi.

Pasi i rezistoi fillimisht kërkesës për dorëheqje, Santanchè më në fund bëri me dije se do të largohej nga posti, në përputhje me dëshirat e udhëheqëses së partisë së saj “Vëllezërit e Italisë”, por duke këmbëngulur se nuk duhej fajësuar për dështimin në referendum.

Dorëheqja e Santanchè erdhi pasi dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë u larguan gjithashtu nga detyra, çka duket të jetë një përpjekje e koordinuar e Melonit për rifreskimin e ekzekutivit pas humbjes në referendum.

Santanchè ndërkohë dyshohet për falsifikim të librave të llogarisë së grupit botues që zotëronte dikur, dhe prokurorët po kërkojnë që ta vënë nën akuzë edhe për mashtrim, për përfitim të fondeve të COVID-19 nga e njëjta kompani.

Ish-ministrja e Turizmit gjithashtu është nën hetim për dy çështje, një prej të cilave ka lidhje me falimentimin e rremë të një kompanie ushqimesh organike që drejtonte dikur.

Dy zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë që janë dorëhequr janë ish-nënsekretari i atij dikasteri, Andrea Delmastro, aleat i ngushtë i Melonit, për të cilin mediat raportuan se ka aksione në një restorant të lidhur me mafian, si dhe tashmë ish-shefja e stafit të ministrisë, Giusi Bartolozzi, e cila para referendumit u kishte kërkuar votuesve të mbështesnin reformën në drejtësi, të cilën ndërkohë e përshkroi si “skuadër pushkatimi”.

Next Post
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In