• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Meloni për ”Financial Times”: Evropa ka humbur pak nga vetja

by B K
28/03/2025 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi se ajo përkrah kritikat e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance ndaj Evropës për lirinë e fjalës dhe demokracinë.

”Evropa ka humbur pak nga vetja”, tha Meloni në një intervistë me ”Financial Times”.

Sipas kryeministres, komentet e Vance nuk kishin për qëllim qytetarët evropianë, por klasën e saj politike dhe besimin se ”në vend që të lexoni realitetin dhe të gjeni mënyra për t’u dhënë përgjigje njerëzve, ju mund t’u impononi ideologjinë tuaj njerëzve”.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, muajin e kaluar, Vance tha se kërcënimi më i madh i Evropës nuk ishte Rusia, por shkatërrimi i brendshëm.

Ai akuzoi BE-në për shtypje të fjalës së lirë duke e kritikuar atë për refuzimin e angazhimit me partitë e ekstremit të djathtë.

Meloni hodhi poshtë nocionin se Italia duhet të zgjedhë midis SHBA-së dhe Evropës, duke e quajtur si ”fëminore”.

Ajo shtoi se ”marrëdhënia jonë me SHBA-në është marrëdhënia më e rëndësishme që kemi”.

”Unë jam konservatore. Trump është një lider republikan. Sigurisht që jam më afër tij se më shumë të tjerë, por e kuptoj një lider që mbron interesat e tij kombëtare. Unë mbroj të miat”, tha ajo.

Meloni, kryeministrja e parë e Italisë, ka udhëhequr partinë populiste të djathtë ”Vëllezërit e Italisë” që nga viti 2014.

E njohur për pozicionet e linjave të ashpra mbi emigracionin dhe çështjet familjare, ajo ka fituar kredibilitet mes liderëve të BE-së për politikat e saj të jashtme dhe ekonomike pragmatike.

Për luftën e mundshme tregtare midis SHBA-së dhe BE-së, Meloni argumentoi se blloku evropian duhet të qëndrojë i qetë dhe të punojë për të gjetur një zgjidhje përmes negociatave

Ajo gjithashtu tha se derisa nivelet e përgjithshme të tarifave janë afërsisht të balancuara, detyrimet specifike për mallra të caktuara po shkaktojnë fërkime.

”Ka dallime të mëdha për mallra të veçuara. Kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë për të gjetur një zgjidhje të mirë dhe të përbashkët”, tha ajo.

Meloni gjithashtu tha se ajo shpreson se qasja konfrontuese e Trumpit ndaj Evropës do ta nxisë BE-në të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.

Meloni, një mbështetëse e zëshme e Ukrainës dhe NATO-s, vlerësoi përpjekjet e Trumpit për të negociuar një armëpushim, por theksoi nevojën për garanci të forta të sigurisë për të parandaluar një luftë të re nga Rusia.

Kryeministrja italiane ka shprehur skepticizëm për propozimin francez dhe britanik për një forcë evropiane në Ukrainë.

Në vend të kësaj, ajo propozon shtrirjen e klauzolës së mbrojtjes reciproke të nenit 5 të NATO-s në Ukrainë pa e pranuar atë në aleancë, sipas të cilës, do të ishte “më e lehtë dhe më efektive”.

Next Post
“Në listën e Berishës shumë kandidatë janë të Sorosit”, Gjuzi parashikon fitore “madhështore”, mesazhe “të koduara” Ramës e Bashës: Ja pse i kanë qejf videot

"Në listën e Berishës shumë kandidatë janë të Sorosit", Gjuzi parashikon fitore "madhështore", mesazhe "të koduara" Ramës e Bashës: Ja pse i kanë qejf videot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In