• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meloni merr mbështetjen e Parlamentit, marrëveshja me Ramën merr 189 vota

by Java News
21/11/2023 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Protokolli me Shqipërinë nuk pretendon të jetë një zgjidhje, por një mjet shtesë për të menaxhuar ardhjet masive të refugjatëve. Marrëveshja e nënshkruar më 6 nëntor është një komponent i rëndësishëm i një strategjie të përgjithshme dhe një model i mundshëm, jo vetëm për Italinë, për bashkëpunimet e ardhshme me vendet mike”. Këto janë fjalë të ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani në një fjalë që mbajti këtë të martë në Dhomën e Përfaqësuesve për Protokollin Itali – Shqipëri për emigrantët.

“Debati për këtë çështje dhe votimi që do ta përmbyllë atë, dëshmojnë se qeveria jonë nuk i është shmangur asnjëherë, veçanërisht për çështje të një rëndësie kaq të madhe, dialogut dhe shqyrtimit të Kuvendit” – tha zv.kryeministri italian që më pas shton: “Prandaj ne e konsiderojmë votimin e rezolutës vetëm një hap të parë, por domethënës, në këtë drejtim. Dhe një tregues të çmuar”.

Më pas Dhoma e Përfaqësuesve i dha dritën jeshile një rezolute të propozuar nga mazhoranca. Me 189 vota pro dhe 126 kundër të të gjithë opozitës u miratua drafti që angazhon qeverinë “të miratojë çdo iniciativë të nevojshme, duke përfshirë edhe një projekt-ligj ratifikimi, për një zbatim efektiv dhe urgjent të Protokollit” midis Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
“Qeveria synon të paraqesë së shpejti në Parlament një projekt-ligj i cili gjithashtu përmban rregullat dhe procedurat e nevojshme për zbatimin e Protokollit” – tha Tajani që mori edhe duartrokitje nga e majta. Përfaqësuesit e saj thanë se “protokolli me Shqipërinë do të jetë një dështim total.”

“Diskutimi në Parlament do të ofrojë mundësinë për një debat të thelluar dhe të arsyetuar. Shpresojmë që miratimi të bëhet në kohë të përputhshme me urgjencën e adresimit, edhe me mjete novatore, të menaxhimit të flukseve migratore në rritje” – u përgjigj Tajani.

Më pas ministri i jashtëm italian nënvizoi se nuk ka pasur ndonjë refuzim nga Bashkimi Evropian.

“Ka nga opozita që i trembeshin shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe evropian. Ata që e cilësuan projektin si një Guantanamo e stilit italian. Kushdo që foli për deportim ose evokoi precedentin e marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës. Përballë këtyre skenarëve të errët do të mjaftonte të përmendej vëzhgimi i thjeshtë i Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, një eksponente e rëndësishme e socialdemokracisë suedeze: “Protokolli për emigrantët është ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë si rrjedhim “nuk shkel ligjet e Unionit”.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz – shtoi ministri italian – ka shkuar edhe më tej: “Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe për këtë arsye ne po flasim se si t’i zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet në familjen europiane”, – komentoi Tajani.

“Emigracioni i parregullt duhet të reduktohet dhe do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian, siç ndodh tani, për shembull me Turqinë, dhe mund të ketë të tjerë. Protokolli midis Italisë dhe Shqipërisë? Do ta ndjekim me kujdes”, – citoi Tajani kancelarin gjerman.

Tajani ritheksoi se “refugjatët do të kenë saktësisht të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane. Rastet e ndalimit janë të njëjta me ato të parashikuara në Itali dhe në Bashkimin Europian. Garancitë juridiksionale janë njëlloj si për ata të sjellë në Itali. E drejta e shëndetit dhe e drejta e mbrojtjes janë plotësisht të mbrojtura, avokatët dhe organizatat ndërkombëtare do të mund të hyjnë në qendër” – tha Tajani.

“Protokolli – vijoi Tajani – “përcakton që në të 2 qendrat në Shqipëri nuk mund të ketë gjithsej më shumë se 3 mijë refugjatë në të njëjtën kohë. Dhe se emigrantët do të mund të mbërrijnë në portin shqiptar vetëm me anije të autoriteteve italiane që ndërhyjnë në operacionet e shpëtimit. Nuk do të jetë e mundur që aty të tërhiqen skafet e kontrabandistëve dhe as të transportohen varka të menaxhuara nga organizata joqeveritare drejt Shqipërisë”.

/f.s

Next Post
Skandali/ Gjyqtarja që nxori Malltezin nga qelia, ka blerë apartament te kullat e tij

Skandali/ Gjyqtarja që nxori Malltezin nga qelia, ka blerë apartament te kullat e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com