• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meksi: Kisha e Dhërmiut s’është monument kulture. Është pronë e kishës

by
21/08/2015 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Ka qenë i thukët dhe shumë i kujdesshëm, restauratori dhe punonjësi i vjetër i Monumenteve Aleksandër Meksi. “Kisha, për të cilën flitet në Dhërmi s’ka qenë monument kulture dhe është prishur më 1972. Gurët i janë marrë. Është pronë e kishës dhe ajo mund të veprojë si duhet, por konform respektit të objektit të religjionit”.

Me pak fjalë, pak ditë më parë, në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, INUV-i dhe komuniteti ortodoks lokal është përplasur sa i përket rikonstruksionit të kësaj kishe të rindërtuar pej fillimi në vitin 1992. Vendndodhja e objektit është historike, për kishën që ka qenë dikur, por vetë godina, kuptohet që jo. Në fakt, Dhërmiu dhe Vunoi janë të mbjellë  me kisha dhe në një histori të afërme që pritet të shkruhet, do të zbulojë dhe hedhë shumë dritë për religjionin në këtë trevë vazhdimisht të përfolur. Mu në këtë vend, mëtohet se është varrosur misionari Nilo Katalano, kryepeshkop i Durrësit dhe famullitar apostolik i Himarës më 1693-shin. Situata është konfuzuar, kur në lojë ka hyrë z.Shkreli, këshilltari i kryeministrit Rama, që ka thënë se objekti ka qenë Monument Kulture. Pyetja jote e madhe duhet të jetë: Pse nuk ndërhyn Instituti dhe Ministria për një objekt kaq të rëndësishëm për historinë e kulturës kombëtare. Për çfarë i paguajmë taksat tona?

Në fakt, kisha s’është monument kulture, sipas Meksit, ndaj kisha ka të drejtën e vet që të ndërtojë të njëjtën kishë mbi të. Kurse një ndërhyrje e tillë prej pushtetit lokal është bërë pa e lajmëruar fare komunitetin.  “Në mënyrë të befasishme, punonjës të Bashkisë Himarë shkuan në kishën e Shën Athanasit, hoqën ikonat dhe sende të tjera të shenjta dhe nisën ta shkatërronin atë. Këto veprime u bënë pa dijeninë e Komunitetit Orthodhoks, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë dokumentacion ligjor. Ky veprim abuziv i disa punonjësve shtetërorë, përbën veç të tjerash edhe shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057, 22.01.2009, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, që garanton paprekshmërinë e vendeve të kultit dhe mbrojtjen e tyre nga shteti”, ka deklaruar zyrtarisht KOASH.

Duke sajuar një konflikt, atje ku nuk ka, duket se autoritetet civile duhet që më parë të respektonin ligjin dhe të konsultoheshin me autoritetet fetare, të paktën në respekt të  marrëveshjes që kanë me religjionin.

Objektet e kultit në Dhërmi janë mbi 30 syresh dhe ndjeshmëria e komunitetit për to është e madhe, pasi një pjesë e identitetit buron pikërisht prej këtyre institucioneve, që pushteti laik i para ’90, u përpoq t’i shfaroste. Ndaj restauratori i vjetër Meksi është tepër i kujdesshëm dhe i qartë në ato që thotë…

Next Post

Fronti Nacional përjashton Jean-Marie Le Pen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në burg prej 2 vjetësh, lirohet ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

Në burg prej 2 vjetësh, lirohet ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

May 9, 2026
Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU: Janë marrë mostra uji dhe po hetohet higjiena e ambienteve

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, AKU: Janë marrë mostra uji dhe po hetohet higjiena e ambienteve

May 9, 2026
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, ja sfidat kryesore të 45-vjeçarit

Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, ja sfidat kryesore të 45-vjeçarit

May 9, 2026
Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë

Pas dështimit të protestës, Salianji sfidon Berishën nesër me foltore: Ka uzurpuar partinë

May 9, 2026
Trump nuk i del inati me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë. Tërheqja e trupave nga bazat italiane? Ende po e shqyrtoj

Trump nuk i del inati me Italinë: Nuk ishte aty kur kishim nevojë. Tërheqja e trupave nga bazat italiane? Ende po e shqyrtoj

May 9, 2026
Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Gjykatën Supreme të Londrës për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

May 9, 2026
Franca asiston Shqipërinë për rikuperimin dhe administrimin e aseteve të krimit të organizuar

Franca asiston Shqipërinë për rikuperimin dhe administrimin e aseteve të krimit të organizuar

May 9, 2026
Për ty Flamur…

Për ty Flamur…

May 9, 2026
Agron Shehaj, ose xhuxhmaxhuxhi politik që shpërndan urrejtje përditë

Agron Shehaj, ose xhuxhmaxhuxhi politik që shpërndan urrejtje përditë

May 9, 2026
“Robt duhet të puthin Salën, Agronin, ose edhe vetë Ols Dadon, por jo të tjerët se është turp”, ironia e Manjanit për sulmet ndaj Ndrenikës

“Robt duhet të puthin Salën, Agronin, ose edhe vetë Ols Dadon, por jo të tjerët se është turp”, ironia e Manjanit për sulmet ndaj Ndrenikës

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In