• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mëkatet e PS dhe PD ndaj vetting-ut

by A R
02/10/2017 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Letra që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edomod Spaho, drejtuar ambasadorëve më të rëndësishëm në Tiranë, atij amerikan Donald Lu, asaj të BE-së Romana Vlahutin, si dhe shefes së ONM Calavera, ngre me të drejtë një seri shqetësimesh që lidhen me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Rrudhja e buxhetit nga ana e qeverisë ndaj organeve të vetting-ut, përbën një nga sinjalet e para serioze negative të mazhorancës aktuale, ndaj zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Kjo reformë, prej mëse 2 vitesh, ka qenë ‘kali i betejës’ elektorale të kryeministrit Rama, si në procesin e brendshëm politik në raport me PD dhe LSI, ashtu edhe në fushatat elektorale, duke u shprehur vazhdimisht se qeveria nuk do të kursejë fonde në mbështetje të pastrimit të sistemit të kalbur të drejtësisë. Por dinamika e zhvillimeve më të fundit në Kuvend provoi se “nga e thëna tek e bëra” vijon të jetë një hendek i madh, gjë që ka ngritur pikëpyetje mbi vullnetin e mazhorancës për të mbështetur Reformën në Drejtësi në përgjithësi dhe procesin e vetting-ut në veçanti.
Pavarësisht motiveve që ka PD dhe LSI për të sulmuar mazhorancën në lidhje me vetting-un, kritikat e tyre kanë një bazë reale. Përpjekja për të angazhuar njerëzit më të pastër dhe më profesional më betejën për të reformuar drejtësinë shqiptare është pozitive moralisht dhe ligjërisht. Por nga ana tjetër që këta njerëz të bëjnë punën e tyre si dhe sa duhet kërkohet që të mbështeten fuqishëm edhe financiarisht, duke forcuar llogaridhënien e tyre për çdo qindrakë të shpenzuar nga paratë e taksapaguesve. Jemi të vetëdijshëm se shteti shqiptar është i varfër në aspektin e trajtimit financiar të shtetarëve të saj serioz që marrin mbi supe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se qeveria nëpërmjet racionalizimit të shpenzimeve të saj buxhetore e ka plotësisht të mundshme që të mundësojë fonde shumë më të mëdha për një trajtim dinjitoz financiar të këtyre njerëzve. Drejtësia kushton, por mungesa e drejtësisë provoi se është akoma më e kushtetueshme. Një kosto që ka drobitur deri dhe financat e shtetit. Për sigurimin e fondeve të mjaftueshme mund të lobohet edhe pranë institucioneve ndërkombëtare, të cilat do të ishin të gatsghme të mbështesin seriozisht nëse shohin vërtetë një vullnet maksimal për të nxjerrë drejtësinë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit. Shkurtimi me një të rënë të lapsit të financimit të organeve të vettingut në masën deri 40%, është një mesazh negativ i qeverisë, pavarësisht se në kërkesat e bëra nga trupa që do të merret me vetting-un ka edhe egzagjerime. është vështirë të kuptohet sesi mund të motivohen njerëzit për t’u përballur me bosë të krimit dhe korrupsioinit që kanë miliona euro me paga qesharake.
Por nnga tjetër letra e Spahos, të sjell në mend edhe një pjesë të errët të rolit të PD-së në përpjekjet e saj deri dhe titanike, për të sabotuar Reformën në Drejtësi dhe vetting-un në veçanti. është pikërisht roli i PD-së në këtë proces që ndikoi në dobësimin e disa segmeneteve të vetting-ut. Nga ana tjetër zelli i PD për të mbajtur të paprekur kastën e saj të gjyqtarëve të korruptuar deri në palcë, thjeshtë për interesa politike, ka bërë që vetting-u të sorollatet ende në sallën e Gjykatës Kushtetuese, si pasojë e ankimimeve të saj dhe të shoqatave të gjyqtarëve të lidhura me PD, të cilat kërkojnë medoemos që të mos hetohen për pasuritë e paligjshme që gjyqtarët kanë vënë si pasojë e biznesit kriminal me drejtësinë. Pretendimet që shfaqen në letrën e Spahos, për hirë të realitetit, janë mëkate shumë më të vogla nga ana e qeverisë, sesa përpjekjet e PD për të bllokuar vetting-un dhe sabotimin e saj në çdo hap të procesit. Përpara se të shohësh qimen në surin e tjetrit, në rradhë të parë duhet parë trau që të ka zënë ty syrin. Nuk presim që PD të kërkoj falje për mëkatet e saj kundër vetting-ut, por nga ana tjetër duhet të jetë modeste për t’u deklamuar se tashmë është “dashuruar” pas vetting-ut. Drejtësia e kalbur dhe e kriminalizuar mban edhe vulën e saj të turpit.

Next Post
Blloku anti-vetting, Kushtetuesja shqyrton ankimimin e Unionit të Gjyqtarëve

Blloku anti-vetting, Kushtetuesja shqyrton ankimimin e Unionit të Gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”- Rama nga forumi për Evropën në Itali: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

“Nuk na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”- Rama nga forumi për Evropën në Itali: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

September 5, 2026
“Unioni duhet të ndryshojë, ndryshe Shqipëria…”- Rama nga forumi: Falenderojmë Putinin, por ‘Titaniku’ s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg (VIDEO)

“Unioni duhet të ndryshojë, ndryshe Shqipëria…”- Rama nga forumi: Falenderojmë Putinin, por ‘Titaniku’ s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg (VIDEO)

September 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Në shoqërinë e kapitalit prona private është interesi më i lartë publik

September 5, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

“Do ekspozoj korrupsionin”- Berisha u lejua të shkonte në SHBA me vizë, Kokalari: Do zbuloj çfarë fshihet pas vendimit, Rubio…

September 5, 2026
Turistet rrëfejnë natën e frikshme dhe panikun me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët

Turistet rrëfejnë natën e frikshme dhe panikun me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët

September 5, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta

September 5, 2026
Dy vatra të tjera zjarri sot në Vlorë! Flakët përpijnë pyjet dhe bimësinë e Panajasë dhe Selenicës, aksion për shuarjen

Dy vatra të tjera zjarri sot në Vlorë! Flakët përpijnë pyjet dhe bimësinë e Panajasë dhe Selenicës, aksion për shuarjen

September 5, 2026
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

Trump mund ta ftojë Putin në Samitin e G20 në SHBA, tërbohen liderët evropianë dhe aleatët!

September 5, 2026
Flakët masive përhapen në 6 fshatra të Fierit, evakuohen disa familje! Prokuroria nis hetimet: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Ndezën dy nga zjarret dje në Fier, arrestohet në flagrancë një piroman i dyshuar, një tjetër merret nën akuzë!

September 5, 2026
Dyshohen si piromanë për zjarrin katastrofik që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe 2 persona të tjerë! Njëri mbahet në paraburgim

Dyshohen si piromanë për zjarrin katastrofik që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe 2 persona të tjerë! Njëri mbahet në paraburgim

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com