• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MEI: PD spekulon, rrjedha e Drinit të Zi u studiua në 2009

by A R
05/02/2016 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate Ministria e Energjitikës ka hedhur poshtë akuzat e PD në lidhje me ndërtimin e hidrocentaleve në rrjedhën e lumit Drin, duke i quajtur ato spekulime.

MEI kujton se studimi për ngritjen e hidrocentraleve në këtë rrjedhë është kryer nga një studio franceze me financimin e Bankës Botërore dhe për llogari të shtetit shqiptarë në kohën kur në pushtet ishin demokratët.

“Në misionin e saj për të keqinformuar qëllimshëm opinionin publik, nuk është e papritur që sot Partia Demokratike bën të pa diturën. Rëndom ndodh që kjo forcë politike nuk lexon sqarimet e institucioneve shtetërore dhe as nuk kërkon informacion”, thotë në reagimin e saj Ministria e Energjitikës.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se studimi i studios franceze i vitit 2009 është pronë e qeverisë shqiptare.

“Ky studim jep rekomandime mbi skemat e mundshme të shfrytëzimit të potencialeve ujore. Konkretisht, për rastin e Drinit të Zi, sikurse është bërë publike, studimi jep disa variante dhe impaktet social-mjedisore që mund të sjellin. Studimi konsideron të financueshme skemat me dy hidrocentrale, përkatësisht Katund i Ri dhe Skavica. Qeveria shqiptare ka filluar përpjekjet për të gjetur format e financimit që Skavica të mund të ndërtohet prej Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare”, shprehet MEI.

Për rastin e HEC-it Katund i Ri, thotë MEI,  bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” kanë dorëzuar tek qeveria shqiptare propozimin e pakërkuar për ndërtimin e HEC Katund i Ri. Bazuar në ligj, Qeveria ka vlerësuar projektin e specifikuar, paraqitur nga bashkimi i këtyre dy kompanive” për ndërtimin vetëm të “HEC Katund i Ri”, duke miratuar bonusin prej 8 pikësh.

“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë po vijon me hapat e mëtejshme procedurale të përcaktuara në ligj. Këto hapa përfshijnë hartimin e dokumentacionit standard të procedurës konkurruese, publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe në rast të një procedure të suksesshme, negocimin e kontratës”, thuhet në deklaratë.

MEI garanton se me hapjen e garës, çdo kompani e interesuar mund të konkurrojë për të fituar të drejtën e ndërtimit të kësaj vepre energjitike përmes një konkurrimi plotësisht transparent.

Next Post

Dafina Zeqiri nuk ka ftohtë... publikon foto nudo në Snapchat (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

August 18, 2026
VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

August 18, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk është restorant

August 18, 2026
Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

August 18, 2026
Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

August 18, 2026
Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

August 18, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Protesta ka përfunduar”/ Deklarata e fortë e avokatit: 21 Janari është drejt fundit, pritet arrestimi i Berishës

August 18, 2026
Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

August 18, 2026
Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com