• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mehmeti jep kushtrimin edhe për tifozët: Të mos e lejojmë Tiranën të shpallet kampione ndaj nesh!

by A R
06/05/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapriçiot e kalendarit dhe zhvillimeve në Superiore kanë krijuar një “semafor” të tillë, që mund ta shohë Tiranën zyrtarisht kampione të vendit në ndeshjen derbi. Pra, pikërisht nesër, në duelin e katërt sezonal ndaj Partizanit, që do të startojë prej orës 18:45 në “Elbasan Arena”.

Në kampin e kuq janë të bindur të bëjnë gjithçka që të mos i lejojnë bardheblutë të festojnë pikërisht ndaj tyre, diçka e kuptueshme kjo po të kihet parasysh rivaliteti i egër që ekziston mes dy skuadrave kryeqytetase që kur janë kijuar. Trajneri Dritan Mehmeti foli në konferencë për shtyp, duke bërë prognozën e derbit të madh të kryeqytetit, i fundit për këtë edicion:

“Kur bëhet fjalë për derbin është diçka e veçantë, është një histori tjetër. Pavarësisht objektivave që kanë të dyja klubet është një derbi. Ne nuk mund ta menaxhojmë objektivin që ata kanë; fitimin e titullit. Mos harroni se kemi objektivin tonë minimal, të sigurojmë Kupat e Europës. E rëndësishme është që të interpretojmë ashtu si duhet derbin dhe shpresoj që të arrijmë të tregojmë atë që kemi bërë kohët e fundit.

Tirana ka kualitetet e saj. Siç mund të ketë pikat e forta, ka edhe pika të dobëta. Siç edhe ne kemi elementë shumë cilësorë, që mund t’i godasim bardheblutë. Ne japim maksimumin në stërvitje, pavarësisht kundërshtarit. Derbi është derbi dhe detyrat taktike kalojnë përtej. Këtu kemi lojtarë kampionë, por kemi dhe lojtarë që nuk e kanë provuar derbin. Pra, është një miksim i tillë në aspektin psikologjik, shpresojmë të fitojmë nesër.

Stadiumi? Me thënë të vërtetën do të ishte më mirë të luhej në stadiumin “Selman Stërmasi”, sepse aty kemi dalë kampionë së fundi, në ndeshjen ndaj Tiranës. Pavarësisht se ky stadium nuk është i yni, por i bashkisë, kemi fat, ndaj do të ishte më mirë aty. Autoritetet nuk morën përsipër organizimin e ndeshjes aty dhe u detyruam ta zhvillojmë ndeshjen në “Elbasan Arena”.

Tirana do pikët e sigurimit të titullit? Unë nuk merrem se çfarë mendon Tirana dhe kur ata duhet të shpallen kampionë. Tirana ka ndeshje të tjera për të dalë kampion, jo ndaj nesh. Ne i kemi shumë të rëndësishëm, nuk bëjmë dot pa tifozët. Kanë bërë gjithçka, iu bëj thirrje të jemi të gjithë bashkë, sepse këtu tregohet sesa e duam klubin.

Është e vështirë që të parashikosh një derbi. Tirana i ka shfrytëzuar shumë mirë elementët që ka, sepse në situatat e ndryshme i shënon golat. Te skuadra ime shoh që vuan në 20 metrat e fundit, prodhojmë shumë dhe shpërdorojmë shumë raste për gol”.

/a.r

Next Post
FOTO/ U vetëvar në qelinë e komisariatit me lidhëset e këpucëve, detaje si i riu i dha fund jetës! Ishte arrestuar sot për vjedhje

"Mospërputhje me orarin kur policët konstatuan trupin e pajetë të Ilvi Metës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In