Ish-sekretari i Ramiz Alisë si president dhe në periudhën më të rëndësishme për fatet e vendit në vitet ’90 që sollën edhe ndryshimin e sistemit, Guro Zeneli, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tregon me detaje çfarë ndodhi që para vitit ’90, si nisi era e ndryshimit, takimet me intelektualët, studentët dhe dërgimin e Sali Berishës atje.
Njëherësh flet dhe për bisedat me Ramiz Alinë për fillimin e demokratizimit që herët, pikërisht në kohën kur ish-kryeministri i vetëvrarë Mehmet Shehu kërkonte pushkatimin e Ramiz Alisë, por që pengohej nga Enver Hoxha.