Alban Meha është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Të paktën sipas renditjes së parametrave të lojës kompjuterike të FIFA-s.
Mesfushori kuqezi ka qenë ai që ka publikuar listën e mesfushorëve më të mirë në videolojën “Fifa 2016”. Siç pas golave spektakolarë që po realizon në Turqi me Konyasporin, kjo është tjetër përgjigje për De Biasin i cili nuk e thirri në dy ndeshjet e fundit të kombëtares me Danimarkën dhe Portugalinë.
Madje Meha është futur edhe në formacionin e javës në Superligën e Turqisë. Ai ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, Konyaspor ndaj Osmanlisporit.
Lojtari i Kombëtares ndodhet përkrahë emrave të njohur të futbollit botëror si Eto’o e Gomez.











