Edhe pse ka 4 vite që ka lënë futbollin, sportin më fitimprurës në botë, ish-ylli i Anglisë vijon të ketë fitime stratosferike.
David Beckham, 42 vjeç, është ende një prej njerëzve më të paguar me më shumë se 1 milionë dollarë në muaj, me një pagë vjetore 12.7 milionë, sipas The Sun.
Duke fituar 35 mijë dollarë në ditë, babai i katër fëmijëve i është gëzuar fushatave që përdorin imazhin e tij përgjatë këtyre viteve që kur ka varur këpucët në gozhdë dhe së fundmi po bashkëpunon me markat “H&M, Adidas dhe Haig Club”.
Pavarësisht se nuk është më një futbollist i kampionatit anglez Premier League, ai vazhdon të jetë më i paguar se shumica e futbollistëve atje./a.ç