• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Megaoperacioni “Kompleks”/ Goditen 18 baza të armëve luftarake në kryeqytet, përdoreshin nga grupet kriminale. 5 të arrestuar

by Java News
01/04/2021 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka zbuluar 18  baza armatimi në Tiranë. Operacioni i koduar “Kompleks” u zhvillua ditën e sotme nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia thotë se këto baza të modifikimit të armëve përdoreshin nga grupet kriminale. Në pranga u vunë 5 persona dhe u shpallen në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Sekuestrohen arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara”, thuhet në njoftimin e policise.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor “Kompleks”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Zbulohen dhe goditen 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.

Zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë.

Sekuestrohen arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e strukturave hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për zbulimin, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kiminale të ndodhura më parë, si dhe në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në qytetin e Tiranës, mëngjesin e sotëm, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kompleks”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga shërbimet policore, pas vlerësimit të informacioneve të marra dhe hetimeve të kryera, u bë i mundur saktësimi, lokalizimi dhe goditja e 18 bazave që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizmin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

TE ARRESTUARIT

Po gjatë operacionit u bë lokalizimi dhe kapja 3 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër ndalimi, konkretisht:

Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi;

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi A. B.

Shtetasi i shpallur në kërkim Sokol Gjura dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit P. P., ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë. Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit E. S., ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Sokol Gjura, janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper, ndërsa në magazinën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 makineta të reja të lojërave të fatit, 6 tavolina ruleti, një automjet i blinduar, si dhe automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit A. B.

Ndërsa në banesën e shtetasit Paris Prenga janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në banesën e shtetasit Flor Abazi janë gjetur një sasi municioni për armë zjarri, 2 qese me lendë narkotike kokainë dhe një automjet i blinduar.

Po në kuadër të operacionit, nga kontrolli në banesën e shtetasit Arben Sufa, me profesion tornitor, Policia gjeti një pistoletë dhe pjesë për silenciatorë.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, pasi operacioni vijon për zbadhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat dyshohet se janë të përfshirë këta shtetas dhe shtetas të tjerë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të krijuar një ambient sa më të sigurt duke parandaluar dhe goditur ashpër të gjithë personat që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit, në fushën e narkotikëve apo trafiqeve të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të vijojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ 49 kg kokainë në konteinerin me banane. Ky është babai i Arbër Çekajt që u arrestua sot

FOTO/ 49 kg kokainë në konteinerin me banane. Ky është babai i Arbër Çekajt që u arrestua sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In