• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Megaoperacioni antidrogë “Tempulli”, tjetër i arrestuar në Vlorë

by A R
31/10/2023 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli” ka prangosur një 18-vjeçar. Shtetasi i ndaluar shiste doza droge pranë institucioneve arsimore.

Sipas njoftimit të Policisë, ky shtetas i ndaluar nga blutë e Vlorës akuzohet edhe për vjedhje dhe dhunë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet dhe kryente vjedhje në dyqane me pajisje elektronike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit, u kap dhe u arrestua shtetasi A. S., 18 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë”, njofton Policia.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave”, bëhet me dije në njoftim.

“Gjithashtu, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), si dhe dhjetëra pajisje elektronike (laptopë dhe celularë), të cilat dyshohet se i ka vjedhur më parë, në dyqane të ndryshme, në qytet”, njofton Policia.

Po ashtu, Policia e Vlorës sqaron se në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti sende të tjera të dyshuara të vjedhura nga 18-vjeçari i arrestuar, një sasi fishekësh luftarak si dhe një përforcues grushti. Procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për shtetasit K. D., 25 vjeç dhe R. B., 21 vjeç, pasi bashkë me 17-vjeçarin, kanë qenë në dijeni të veprimtarive kriminale të shtetasit A.S., por nuk kanë kallëzuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kthehet dënimi me vdekje, radhën e ka SPAK-u

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E ëma e Monika Kryemadhit bën rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

E ëma e Monika Kryemadhit bën rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

July 11, 2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 70-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 70-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

July 11, 2026
“Evropa fillon në shtëpi”, ministri Ferit Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

“Evropa fillon në shtëpi”, ministri Ferit Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

July 11, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

STAR WARS (Luftë “yllave”)

July 11, 2026
Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

July 11, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

July 11, 2026
Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

July 11, 2026
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

July 11, 2026
Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

July 11, 2026
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In