Autoritetet amerikane kanë arrestuar 105 persona gjatë një operacioni 10-ditor. Ky operacion synonte kapjen e të huajve, të cilët rezultonin me probleme me ligjin. Shumica e të huajve të shenjëstruar nga oficerët e deponimit të ZRRE-së gjatë këtij operacioni, që përfshinte Michiganin dhe Ohajon, kishin histori paraprake kriminale që përfshinin dënime për krimet e mëposhtme: Dhunën në familje, vjedhje, ndikimi i drogës, sjellja kriminale seksuale e shkallës së dytë, si dhe shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit marijuanë, përcjell “www.ice.gov”.
“Ky operacion pasqyron përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur sigurinë publike duke u fokusuar në heqjen e të huajve kriminelë” thuhet në njoftimin e autoriteteve amerikane. Të arrestuarit (96 meshkuj dhe 9 femra) përfshinin shtetas nga 21 vende të ndryshme si : Shqipëria, Burma, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Haiti, Hondurasi, India, Iraku, Jordania, Libani, Maqedonia, Ishujt Marshall , Mauritania, Meksika, Surinami, Vietnami dhe Jemeni.
ma.me