Pas dyshimeve të ngriturra nga mediat ruse, tashmë është vetë Kryeministri i Dmitry Medvedev i cili konfirmon embargon ndaj produkteve ushqimore shqiptare. Përmes një postimi në Twitter, Medvedev thekson se Shqipëria është në listën e vendeve “armike” të Rusisë.
Kjo pasi vendi ynë, ka pranuar të jetë në krah të shteteve që kanë vendosur sanksionet e BE kundër Rusisë dhe kjo është arsyeja e reagimit dhe deklaratës së Medvedev
“Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lishtenshteni dhe me gjasë edhe Ukraina përballen me embargo ushqimore pasi iu bashkuan vendimit të BE–së për të shtuar sanksionet kundër Rusisë” shkruan kryeministri rus.