Rusia kërcënon NATO-n pas garancisë që i dha Ukrainës për anëtarësimin në aleancë. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Moskë tha se deklaratat e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, janë të rrezikshme për sigurinë europiane.
Zyrtari shtoi se NATO dëshiron të mposhtë Rusinë dhe të mbajë Ukrainën të motivuar në betejë duke i premtuar anëtarësimin pas përfundimit të luftës.
“Mbretëria e Bashkuar ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm. Kështu do të jetë, derisa ishulli i tyre i pacipë dhe i lagësht e i neveritshëm të zhytet në thellësi të detit nga vala e krijuar nga sistemet më të fundit të armëve ruse”, kërcënoi miku më i ngushtë i presidentit Putin.
Autoritetet ukrainase japin alarmin se 7 njësi detare të Marinës së Rusisë janë aktualisht të gatshme për luftë në Detin e Zi, përfshirë dy nëndetëse të armatosura me raketa të lloji Kalibr.
Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një ligj “për emrat gjeografikë” në lidhje me toponimet dhe përdorimin e emrave gjeografikë në qytetet e Ukrainës.











